E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ibra-Eto‘o janë të pakrahasueshëm"

Menaxheri i Ibrahimoviç, Mino Raiola, nuk pushon së hedhur batuta "helmuese". Këtë herë ka folur në lidhje me shkëmbimin e verës Ibrahimoviç-Eto‘o: "Ibra nuk mund të krahasohet me Eto‘o, ka thënë Raiola, dhe ta bësh është turp. Është si të më krahasosh mua me Mesin. Eto‘o mund të shënojë, mund të bëjë ç‘të dojë, por nuk është si Ibra. Për mua sot Zlatan është lojtari më i kompletuar dhe më i fortë i planetit". Deklaratat duket se sulmojnë strategjinë e Interit: "Ibra është shumë mirë te Barcelona dhe është një lojtar që mund të përkufizohet si shumë i fortë fizikisht, shumë i fortë në karakter dhe që ka teknikën e Ronaldinjos, Maradonës e Mesit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›