E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd: Një borxh 800 milionë euro

Lajmi u publikua në faqet e "The Times": Familja Glazer, pronare e Mançester Junajtid, dështoi në riplanifikimin e borxhit prej gati 800 milionë eurosh, duke cituar tentativat e dështuara në sezonet e kaluara. Ajo që shqetëson tifozët ka të bëjë edhe me deklaratat e presidentit të Partizanit të Beogradit, Djuriç, i cili kishte zbuluar se Junajtid ka hequr dorë nga blerja e të riut Ljajçiç. "Ndoshta janë në krizë", ka deklaruar ai. Zëdhënësi i familjes Glazer ka siguruar tifozët, duke konfirmuar se Ferguson i ka të gjitha paratë e nevojshme në dispozicion. "Por tifozët e ‘Old Trafford‘ do të jenë të kënaqur vetëm kur të arrijnë një blerje e madhe", shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›