Maqedoni, Ahmeti bën bilancin e 100-ditëve të qeverisjes
SHKUP - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti bëri bilancin e 100 ditëve të qeverisë së koalicionit në Maqedoni, duke vlerësuar si arritje: mbylljen e çeshtjeve të Hagës, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe përmes ndryshimit të ligjit, si dhe rikthimin e ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar të vitit 2007.
Ahmeti theksoi se prioritet i koalicionit qeverisës vazhdon të mbetet anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike.
Në këtë kontekst, lideri i BDI-së ftoi opozitën maqedonase për bashkëpunim dhe qasje konstruktive ndaj zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.
Ahmeti foli edhe për 10-vjetorin e firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe shënimin e përvjetorit të saj me praninë e personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare.
“Marrëveshje e Ohrit vuri themelet e marrëdhënieve të reja midis komuniteteve, duke ofruar barazi qytetare, me respekt ndaj dallimeve dhe kultivimit të kulturave etnike”, shtoi ai.
(er.nu/ina/BalkanWeb)