E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqetesohet Ronaldo. Drite lazer ne drejtim te tij

TOP NEWS - Kristiano Ronaldo nuk shkëlqeu shumë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Lionit dhe shkaku për këtë është një sulm me lazer. Gjatë fazës së nxemjes dhe gjatë gjithë 90 minutave të lojës në Stad dë Zherland, portugezi shqetësohej nga një dritë lazeri që përdorej nga një tifoz i pranishëm në stadium.
Mancester Junajted nuk ngurroi dhe dërgoi një letër zyrtare në zyrat e UEFA-s, ku vë në dijeni drejtuesit e këtij Organizmi në lidhje me këtë fakt.
"Njoftuam për dicka tek UEFA edhe përpara ndeshjes - konfirmoi tekniku Ferguson - por gjatë nxemjes e kuptuam edhe më mirë. Tani UEFA di gjithcka të shohim se cfarë do të ndodhë".
Nuk është hera e parë që ndodh një veprim i tillë në shkallët e stadiumeve. Edhe në Itali nuk kanë munguar raste të ngashme. Kështu në Napoli ishte Morfeo dhe disa shokë të tij të skuadrës që u vunë nën shënjestër të dritave lazer. Ndërkohë që rasti më i fundit i takon ndeshjes miqësore të disa javëve më parë midis Austrisë dhe Gjermanisë, ku ishte Lehman ai që shpesh u shqetësuar nga dritat lazer.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›