E Diel, 1 Nëntor 2026

Kenedi në spital, mjekët përpiqen të gjejnë sëmundjen

Senatori amerikan Eduard Kenedi është shtruar në spitalin e Bostonit, ndërsa mjekët po përpiqen të gjejnë shkakun e sëmundjes së tij. 

 Pas testeve të kryera dje, mjekët thanë se përfaqësuesi i familjes më të famshme në politikën amerikane nuk has më ndonjë rrezik të shpejtë dhe se ajo që kishte kaluar nuk ishte infarkt, siç kishin dyshuar fillimisht. Sipas tyre, nevojiten teste të tjera. Kenedi, 76 vjeç u dërgua në spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets të shtunën në mëngjes me helikopter. Ai udhëheq zërin liberal në politikën amerikane, është vëllai i vogël i presidentit amerikan John Kenedi dhe senatorit Robert Kenedi, të dy të vrarë në vitet ‘60. Ai i ka hyrë politikës që në vitin 1962 kur vëllai i tij u bë president dhe tani është anëtari i dytë më i vjetër i Senatit. Tre kandidatët e deritanishëm presidencialë, Barak Obama, Hilari Klinton dhe republikani Xhon Mekein i kanë uruar senatorit shërim të shpejtë. Kenedi, ka mbështetur si kandidat presidencial Obamën. Edhe presidenti Xhorxh Bush i ka uruar senatorit kthim të shpejtë e të shëndetshëm në Senat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›