Kina shpall tri ditë zie kombëtare
Në përkujtim të 32 500 viktimave të tërmetit, Kina ka shpallur tri ditë zie kombëtare, duke nisur që sot në orën 14.28 me orën lokale.
Heshtja do të mbahet një javë pas momentit kur tërmeti ra në provincën jugperëndimore të Sichuanit. Gjatë tri ditëve të zisë do të ndërpriten të gjitha aktivitetet e stafetës së flakës olimpike. Mbi 22 mijë vetë numërohen si të lënduar. Presidenti kinez, Hu Xin Tao, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për ndihmën ndërkombëtare pas tërmetit të ditës së hënë. Ai falënderoi miqtë ndërkombëtarë dhe qeveritë e huaja për kontributin që kanë dhënë. Ndihmat kanë kapur shifrën 800 milionë dollarë. Sipas autoriteteve, rreth pesë milionë njerëz kanë mbetur pa strehë pas tërmetit. Qeveria kineze thotë se të paktën 29 mijë vetë kanë vdekur në zonat e prekura nga tërmeti, ndonëse kjo shifër mund të shkojë deri në 50 mijë.