E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra sulmonGuardiolën: Filozofiarmiku im

MADRID- Rrallë herë mund të shohësh një Zllatan Ibrahimoviç të flasë kështu. Suedezi, në një intervistë dhënë sot për Eurosport, ka sulmuar ashpër Pep Guardiolën, ndërsa ka thurur elozhe për Murinjon dhe për Ronaldon, brazilianin që sapo la futbollin. “Te Barcelona kuptova që në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Problemi im atje ishte një njeri, pra filozofi, - tha Ibra, referuar Guardiolës. – Unë kisha probleme me askush, nuk ka njeri që të më thotë se luajta mirë apo keq, pasi në 6 muajt e parë isha i jashtëzakonshëm, ndërsa më pas ndryshoi diçka. Po pres ende një përgjigje, por deri më tani, Guardiola nuk më ka folur më”. Ndryshe qëndron ideja për Murinjon. “Nëse nuk je i motivuar dhe nuk ta ndjen të luftosh, ekzistojnë trajnerët, - u shpreh suedezi. – Për Murinjon isha gati të vrisja njerëz, për mënyrën si më motivonte, më stimulonte. Për Guardiolën mund të them se një trajner e përshtat lojën në bazë të futbollistëve që ka, sidomos nëse ka blerë një të tillë për 70 milionë euro. Dhe nëse e ka blerë nuk e ka bërë për ta lënë të shikojë zogjtë nëpër pemë”. Si kapiten i Suedisë, Ibra ka votuar për Iniestën, Shnajderin dhe Ksavin. Më pas, një mendim edhe për Ronaldon, që sapo la futbollin. “Është një humbje e madhe. Nuk ka qenë askush më i mirë se ai në 15-20 vitet e fundit. Nëse kthehemi mbrapa, nuk shoh ndonjë në nivelin e tij dhe të Zidane. Për mua, ka qenë e mjaftueshme që kam qenë në një fushë me të. Ronaldo është një i vetëm. Siç thoshte Maradona, ka shumë mbretër, por vetëm një Zot. Dhe kjo, vlen edhe për Ronaldon”, deklaroi Ibrahimoviç. Suedezi nuk harron as Interin: “Nuk mund të flas keq për ta. Atje kalova momente fantastike, por historikisht besoj se Milani ka qenë një klub më i rëndësishëm. Kur erdha më prezantuan një projekt që vërtitet rreth meje dhe vitin tjetër do të luftojmë për gjithçka”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›