E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trishtimi, ZhulioSezar kthehet nështëpi në këmbë

MILANO- Ai gol në minutën e 90-të duhet ta ketë goditur rëndë. Aq sa Zhulio Sezar, braziliani i konsideruar si portieri më i mirë në botë për momentin, nuk e ka besuar dot. Në fillim u ngrit dhe me duar e gjeste i kërkoi falje publikut, më pas e ka bërë këtë me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes. Por, brenga e portierit interist ka qenë e rrallë. Pas ndeshjes, ai ka lënë makinën në parking dhe është kthyer në shtëpi me këmbë. Jashtë “San Siros” kishte trafik dhe ai banon aty afër, megjithatë duke e parë në rrugë, dukej se i shihte të gjithë njerëzit transparentë. Por, befasitë janë të tilla, sepse ndodhin gjithnjë kur nuk e pret. Arjen Roben për 90 minuta thuajse ishte neutralizuar nga zikaltërit dhe holandezi nuk pati shumë momente për të treguar klasin e tij. Por, në sekondat e fundit, ai gjen mundësinë për të goditur në mënyrë të frikshme, ndërsa topi kthehet nga Zhulio Sezar dhe dërgohet në rrjetë nga Gomez. Ishte një moment errësire për portierin e Interit, ndryshe nga kolegu i tij i Bajernit Kraft, që të mërkurën, zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë të karrierës. Në fund, fitorja 1-0 e bavarezëve e bën misionin e Interit më shumë se të vështirë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›