Ibrahimi: Gjykata e Lartë keqinterpretoi Kushtetutën
Konstitucionalisiti Genti Ibrahimi e ka cilësuar si të gabuar vendimin e Gjykatës së Lartë për pushimin e dosjes ndaj Fatmir Mediut të marrë një ditë më parë. Ibrahimi thotë se gjykata në vendim ka anashkaluar Kushtetutën, që thotë se të gjithë janë të barabartë para ligjit. "Të paktën në tri çështje Gjykata e Lartë është shprehur për vazhdimin e procesit gjyqësor në ngarkim të personave me imunitet dhe më pas në tri rastet për arsye të ndryshme gjykata ka arritur në përfundimin se procesi duhet të ndërpritet. Gjykata duket sikur e gjen justifikimin ligjor në 2 nene. Për një arsye apo tjetër gjykata anashkalon një fakt shumë të rëndësishëm, fakti që qoftë Kushtetuta apo Kodi flasin për ndjekje penale për gjykim. Pra, deputeti është i mbrojtur nga veprimet me karakter hetimor të ndërmarra nga prokuroria e policia gjyqësore, por jo nga një proces penal. Të pretendosh që një deputet është i mbrojtur nga një proces gjyqësor penal është si të pohosh që deputetët nuk janë të barabartë me të gjithë shqiptarët. Ky është një gabim themelor, keqkuptim dhe keqinterpretim i rëndë i Kushtetutës, por edhe i Kodit të Procedurës Penale nga Gjykatat. Për fat të keq, kjo po përsëritet", tha Ibrahimi për gazetën "Shqip", duke shtuar se prokuroria mund të rikërkojë autorizim nga Kuvendi për të nisur procedimin penal ndaj Mediut.
A "quhet" imuniteti i një të pandehuri (Fatmir Mediu) edhe pse ka fituar mandatin, për pasojë dhe imunitetin, në një moment që po gjykohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe Parlamenti i mëparshëm kishte votuar një herë pro heqjes së imunitetit?
Si deputet i legjislaturës së shkuar, z. Mediu nuk ka pushuar së
gëzuari privilegjin e imunitetit për asnjë moment. Ai thjesht është privuar nga ky privilegj në lidhje me një vepër penale konkrete. Në raport me këtë vepër penale (shpërthimin e Gërdecit) nuk mund të ketë rifitim të imunitetit, sepse deputeti ka përfituar një herë nga mbrojtja e posaçme që i jep Kushtetuta. Imuniteti i ri, i fituar me zgjedhjet e fundit, e mbron deputetin Mediu nga akuza të reja që mund të ngrihen në ngarkim të tij në të ardhmen.
A ka imuniteti i ri fuqi prapavepruese dhe a mund të trajtohet ai si shkak për të cilin procedimi nuk mund të vijojë?
Absolutisht jo. Imuniteti i ri nuk mund të shërbejë si amnisti për veprat penale që janë tashmë në shqyrtim. Gjykata do të kishte të drejtë ta pushonte çështjen në ngarkim të z. Mediu vetëm nëse ajo do të arrinte në përfundimin se prokuroria nuk ka ndjekur procedurën ligjore për marrjen e autorizimit nga Kuvendi. Në kushtet kur autorizimi është marrë rregullisht, veprimet e kryera nga prokuroria do të konsiderohen të ligjshme dhe gjykata nuk ka asnjë arsye për ta pushuar gjykimin. Theksoj se Kushtetuta e mbron deputetin nga "ndjekja penale", pra nga ato veprime procedurale të prokurorisë, të cilat eventualisht e çojnë deputetin në bankën e të akuzuarve. Procesi i filluar, pasi deputeti ka përfituar nga imuniteti i tij kushtetues, nuk mund të ndërpritet.
Cili mund të jetë një nga shkaqet që Mediu mund të përballet sërish me drejtësinë në këto kushte?
Nuk shoh ndonjë pengesë për prokurorinë për të kërkuar sërish heqjen e imunitetit. Në fund të fundit (ndonëse i gabuar) ky është interpretimi që i bëri ligjit gjykata.
Avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit, që kanë qenë palë në këtë proces, kanë deklaruar se do të dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit të pardjeshëm, si edhe për interpretimin e Kushtetutës. A ka ndonjë shans real që Kushtetuesja të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë?
E shoh të vështirë legjitimimin e familjarëve të viktimave si palë në procesin kushtetues. E vetmja mënyrë për ta çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një kërkesë e vetë Gjykatës së Lartë që do të kërkonte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e imunitetit.