E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mediu? Kemi mendim ndryshe nga gjykata"

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka deklaruar se akuza ka respektuar të gjitha anët procedurale në lidhje me çështjen "Mediu". Në një takim të organizuar nga ambasada amerikane në luftën kundër korrupsionit, ku ishte i pranishëm edhe Genc Pollo, ministri i Shtetit i sapodekretuar nga Presidenti, Kryeprokurorja tha se do të zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila pushoi procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Mediu, pasi ai kishte fi tuar imunitetin nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. "Organi i akuzës ka respektuar të gjitha anët procedurale", tha Ina Rama 24 orë pasi Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes.

Qëndrimi i prokurorisëKryeprokurorja, në pronon-cimin e shkurtër të dhënë para gazetarëve, ritheksoi edhe një herë se është me një mendje me qëndrimin e mbajtur nga pesë prokurorët dy ditë më parë në Gjykatën e Lartë, të cilët kërkuan që procesi të zhvillohej normalisht, pasi Mediu nuk gëzon asnjë imunitet nga zgjedhja e tij si deputet. "Ne kemi mbajtur një qëndrim ndryshe në seancën gjyqësore, por në fund të fundit është gjykata ajo që vendos", tha Prokurorja e Përgjithshme, e cila nuk bëri të ditur nëse do të ketë një tjetër veprim nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me këtë çështje. Gjithsesi duket se qën-drimi i Kryeprokurores është diskutuar në akuzën qendrore me pesë prokurorët e çështjes madje ka zëra se prokurorët kanë marrë udhëzime nga kreu i akuzës qendrore edhe gjatë seancës së pardjeshme. Në momentin që mbrojtja e Mediut kërkoi pushimin e çështjes, proku-rorët kërkuan nga gjykata dhjetë minuta pushim për t‘u njohur hollësisht mbi kërkesën e mbro-jtjes, ndërsa u shpërngulën në katin e tretë të Gjykatës së Lartë për të diskutuar rreth mënyrave për të kundërshtuar kërkesën. Pas konsultave janë drejtuar në se-ancë dhe parashtruan me shkrim se procesi mund të vazhdojë pasi prokuroria dhe gjykata nuk ia kanë kthyer imunitetin Mediut. Në dy pika, prokurorët kanë nënvizuar se i pandehuri në këtë proces është i ndjekur penalisht dhe ndryshimi i legjislaturës së re nuk mund t‘i kthejë imunitetin që i është hequr nga Parlamenti i vjetër. "Imuniteti fi tohet vetëm në momentin që gjykata e shpall të pafajshëm apo prokuroria ia pushon akuzat. Deri në këto momente nuk kemi asnjë prej këtyre dhe si rrjedhojë i pandehuri nuk ka imunitet dhe procesi duhet të vazhdojë", tha Stojani.

Vendimi i gjykatësParlamenti i ri, i formuar nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ka lëshuar një vërtetim ku thuhet se kreu i Partisë Republikane gëzon imunitet, si të gjithë të zgjedhurit e tjerë në këtë legjis-laturë. Një vërtetim i lëshuar nga sekretaria e Parlamentit është marrë nga mbrojtja ligjore e Me-diut dhe është depozituar para anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas të dhënave nga gjykata, ishte ky vërtetim "çelësi" i pushimit të çështjes. Kjo vërehet edhe në ven-dimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë, ku i jepet rëndësi se KQZ-ja ka shpallur Mediun deputet, ndërsa nuk ka një autorizim për ndjekje penale të dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë mbas marrjes prej tij të mandatit të depu-tetit. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, në bazë të vendimit nr. 602, dt. 01.08.2009 të KQZ-së, rezulton se i pandehuri Fatmir Mediu është zgjedhur deputet i legjislaturës së 18 të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo rrethanë nuk e lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij, për aq sa nuk ka një autorizim për ndjekje penale të dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit. Gjykata vendosi në fund pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›