E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta, shkaku i largimit të Lecit

Kosovari

Liridon Leci me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë së sezonit të ardhshëm. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga burime pranë klubit shkodran. Sikurse është mësuar. Kosovari i marrë nga Besa në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, do të largohet nga kuqeblutë. Ai ka firmosur një kontratë 18 mujore me drejtuesit shkodranë, por largimi i tij vjen, sepse nuk do të përfshihet në planet për të ardhmen. Sipas asaj që është thënë, shkak për këtë skartim të tij është bërë pasaporta kosovare, e cila i mohon lëvizjen në Serbi, ku kjo pasaportë nuk njihet. Kjo e pengon futbollistin të zhvillojë fazën përgatitore me ekipin. Por pamundësia e tij për të qenë i pranishëm në këtë fazë përgatitore nuk shihet me sy të mirë nga klubi, ndaj ka bindur drejtuesit e lartë të Vllaznisë të kërkojnë prishjen e kontratës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›