E Diel, 1 Nëntor 2026

Samer: Rrezikuam shumë

17/12/2004  

Në ndeshjen e fundit të vitit, Shtutgarti arriti të sigurojë një fitore dhe për këtë vazhdon të jetë në valle në arenën europiane. Pas suksesit 2:1 me skuadrën 17 herë kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb, duhet të kishte mbizotëruar qetësia në rradhët e Shtutgartit. Por, në të kundërt, trajneri Matias Samer ka bërë deklarata që i kanë habitur të gjithë. "Ishte një katastrofë. Në një nivel të tillë, normalisht mund të ishim ndëshkuar. Ne patëm thjesht fat në këtë ndeshje. Në rast se Zagrebi do të kishte qenë edhe paksa më i fortë, atëherë do ta kishim patur të vështurë", është shprehur i nervozuar Sameri, pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij në UEFA. Edhe pse Shtutgarti e mbylli fazën e grupeve si skuadra fituese dhe tani është kualifikuar në raundin tjetër, ku marrin pjesë 32 skuadra, trajneri nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. “Nuk mund ta shpjegoj paraqitjen tonë. Ne duhet të ishim paraqitur shumë më mirë, duke të bëjmë shumë përmirësime tani.” Edhe loja e mirë në disa faza e skuadrës së tij, nuk e ka kënaqur trajnerin Samer. “Nuk bëhet fjalë për kualitetin. Ne duhet të zgjohemi dhe të mësojmë se jemi një skuadër e madhe. Në rast se ecën, ecën. Por nëse jo, atëherë neve na mungojnë mjetet. Natyrisht që ne arrijmë të luajmë mirë në disa faza, por kjo nuk është aspak e mjaftueshme,” ka vazhduar më tej kritikën e tij kampioni i Europës në vitin 1996. Më tej, tekniku i ka zbutur disi tonet, duke u përpjekur të shpjegojë sjelljen e tij të ashpër. "Unë jam normalisht pak si shumë kërkues, pasi në fakt skuadra është më i mirë nga ajo që jep në fushë. Ky është një problem mentaliteti, që nuk vjen nga sot për nesër. Unë në fakt, nuk jam asnjëherë tërësisht i kënaqur. Kënaqësia apo vetëkënaqësia ul gjithmonë ritmet e punës dhe të zhvillimit,” ka përfunduar trajneri i Shtutgartit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›