Van der Vaart, i lumtur në Tottenham

Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart ka lavdëruar Harry Redknappit për ndihmën që i ka ofruar të adaptohet në White Hart Lane dhe insiston se është i lumtur të qëndrojë në klub.
“Harry më ka bërë të ndihem si në shtëpi. Ai i do fitoret dhe gjithmonë aktivizon shumë futbollistë sulmues në formacionin bazë”, tha Van der Vaart i cili ka realizuar 15 gola në sezonin e tij të parë në Tottenham.
“Kam jetuar në Amsterdam, Hamburg, Madrid dhe tani Londër. Por, Londra është e mirë, shkollat janë të mira për birin tim Damian dhe nuk kam arsye të largohem”, përfundoi ai.