E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, pas Damiaos

Milan është duke përgatitur ofertë për sulmuesin brazilian të Internacionalit, Leandro Damiao, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport.

Kampioni aktual i Italisë pritet të transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit, pas lajmit se Antonio Cassano do të mungojë për deri në gjashtë muaj për shkak të një traume cerebrale ndaj së cilës u operua javën e kaluar.

Damiao ka shënuar 37 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe ka ngritur vetën në njërin prej futbollistëve më të dalluar në shtetin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›