E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben, problem për Bayernin

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 18:31

Ish trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster beson se Bayern Munich do të ketë probleme kur të kthehet në fushë mesfushori holandez, Arjen Robben.

Bavarezët po shkëlqejnë në kampionat pa ish futbollistin e Chelseas dhe Real Madridit.

“Mendoj se Robben do të jetë problem për Bayernin këtë vit. Mendoj se filozofia e ekipit këtë vit është ndryshe nën drejtimin e Jupp Heynckes. Robben është jashtëzakonisht kokëfortë. Ai bën çka të dëshirojë, në krahasim me pozitat që kanë Gomez e Ribery. Natyrisht, ai është lojtar i madh, por ky është problemi. Loja e Bayernit është e paqëndrueshme dhe ai mund ta zbresë atë përtokë”, theksoi Schuster.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›