E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo ia bën me sy Anzhit

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 17:45

Pas Samuel Eto’os, klubi rus, Anzhi mund të pasurohet edhe me një yll tjetër botëror.

Ai është Cristiano Ronaldo i Real Madridit, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të shkojë dhe të luajë në vendin e ish Bashkimit Sovjetik.

“Të luaj në Rusi? Përse jo, është një kampionat që po bëhet gjithnjë e më i fortë. Nuk e kam hedhur poshtë kurrë idenë që të shkoj dhe të luaj në këtë vend, kështu që nëse pas disa vitesh do të jem atje, mos u çuditni. Por, për momentin mbetem në Real Madrid”, deklaroi futbollisti portugez për të përditshmen ruse, SportBox.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›