E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na bëri mirë humbja 6:1

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se humbja turpëruese nga Manchester City, 6:1, i ka shërbyer repartit defanziv të bëhet më i fortë.

“Nuk duhet ta kujtojmë të kaluarën, por duhet të mundohemi ta krijojmë historinë dhe të jemi pjesë e historisë së këtij klubi. Humbja nga City na ka shërbyer shumë. Ne po luanim futboll të hapur, por kjo ndeshja në bëri të ulemi dhe të mendojmë që duhet ta mbulojmë tërë fushën. Nëse e bëjmë këtë, ne jemi në gjendje t’i mposhtim të gjithë”, deklaroi mbrojtësi anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›