E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet e Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic po mendon qysh tash për jetën pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Sulmuesi suedez ka bërë të ditur se në të ardhmen mund të merret me zejen e trajnerit, përkundër temperamentit të tij mjaft të lartë.

“Shpresoj që të luaj edhe 2-3 vjet. Më pas, të shohim se çka do të ndodh në të ardhmen. Mund të ndodh që të bëhem trajner. Më kujtohet Henrik Larsson, i cili kur luante thoshte se nuk do të bëhej kurrë trajner. Sot e bën këtë detyrë. Kështu që, nuk mund ta di se çka do të ndodh pas përfundimit të karrierës. Duhet të presim dhe të shohim”, tha Ibra për të përditshmen suedeze, Sportbladet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›