E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reyes, drejt Sevillës

Juan Antonio Reyes duket se është shumë afër të transferohet në Sevilla. Sipas mediave spanjolle, është vetëm çështje orësh transferimi i sulmuesit spanjoll tek ekipi andalusian.

E përditshmja spanjolle, As shkruan se ish futbollisti i Real Madridit, Arsenalit dhe Benficës nuk ka ushtruar fare të mërkurën me ‘Los Colchoneros’, që nënkupton se largimi i tij nga ekipi i kryeqytetit spanjoll është i pashmangshëm.

Pas një fillimi të mirë të eksperiencës tek kaltër e kuqtë, Reyes mbeti nën hije në sezonin e fundit. Ai dëshiron të rikthehet në formën e dikurshme, në Sevillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›