Casillas, portieri i vitit

Këtë vlerësim e ka dhënë Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e ka publikuar të mërkurën listën e portierëve më të mirë të vitit që e lamë pas. Pozita e dytë në këtë renditje speciale i takon portierit të Bayern Munichut, Manuel Neuer, i cili pjesën e parë të vitit e kalonte tek Schalke.
Në vendin e tretë gjendet portieri i Barcelonës, Victor Valdes, kurse i katërti është veterani i Juventusit, Giggi Buffon. Në pesëshen e parë zë vend edhe portieri i Chelseas, Petr Cech.
10 portierët e vitit
1. Iker Casillas (R. Madrid) 248 pikë
2. Manuel Neue (B.Munich) 130
3. Victor Valdes (Barcelona) 114
4. Gianluigi Buffon (Juventus) 63
5. Petr Cech (Chelsea) 41
6. Nestor Muslera (Galatasaray) 34
7. Joe Hart (M.City) 26
8. Julio César (Inter) 23
9. Justo Villar (Estudiantes) 17
10. Edwin van der Sar (M. United) 16