E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, një nder për Borriellon

Marco Borriello është bërë futbollist i Juventusit edhe zyrtarisht. Sulmuesi italian është huazuar nga Roma në Juventus për gjashtë muaj. Ai ndihet i nderuar që iu bashkua ekipit më të madh italian.

“Ndihem me të vërtetë i nderuar që ndodhëm këtu, për mua ky fakt është mjaft stimulues dhe një nder që të jem pjesë e njërës prej skuadrave më të trofeshme në botë. Juventusi i këtij sezoni është një ekip solid dhe ka famë të madhe. Shpresoj që ta jap kontributin tim dhe të hyj në mentalitetin e grupit dhe ta jap më të mirën”, theksoi ai.

Juventusi ka paguar 500 mijë euro, ndërsa 8 milionë të tjerë pritet t’i paguajë gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›