E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kulturës anulon vendimin për ndërtimin e kishës

Shkup-Ministri e Kulturës së Maqedonisë, ka anuluar vendimin për ndërtimin e kishës në qendër të Shkupit. Shkak, duket se është bërë pjesëmarrja e kompanisë në tender, oferta e të cilës ishte më e madhe nga vendimi i qeverisë. Partitë politike në vend, e akuzuan qeverinë për afera korruptive në këtë tender, kur merrte pjesë vetëm një kompani e afërt me qeverinë.

Ndërkohë nga këshilli iniciativë për ndërtimin e xhamisë Burmali, nuk komentojnë shumën e caktuar për kishën, por shpresojnë se qeveria do t'u mundësoj ndërtimin në vendin ku ka qenë kjo xhami. “Projekti jonë për rindërtimin e Burmali xhamisë do jetë shumë më i lirë në aspekt financiarë, duke pasur parasysh se ne ndërtojmë në themelet ekzistuese, do të thotë nuk e kemi lëviz vendin ose themelin edhe puna e dytë është se këto shtylla të cilat i shihni, të cilat janë pjesë e Burmali xhamisë, të cilat kanë qenë në atë objekt dhe më pastaj janë të vendosura dhe janë nën mbrojtje të ligjit ne të gjitha këto mëtojmë në bashkëpunim me institucionet shtetërore t’i shfrytëzojmë në rindërtimin e Burmali xhamisë. Bëhet fjalë për gjithsej 12 pjesë të arkitekturës të cilat janë shumë të çmueshme, ashtu që ne nuk kemi nevojë të sjellim mermer të shtrenjtë ose të ri por se do i përdorim këto apostamente dhe këto shtylla që veçmë i kemi”, tha Ramadan Ramadani, koordinator i këshillit iniciues për ndërtimin e Burmali xhamisë.

Qeveria e Maqedonisë dha rreth 16 milion euro për ndërtimin e kishës ortodokse, e cila ka shkaktuar debate në Maqedoni prej kohësh, ndërsa vendimi për ndërtimin e xhamisë Brumali, një xhami ekzistuese dhe e vjetër por e rrënuar, nuk jepet ende nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›