Ibrahimoviçit nuk i mungon Milani

Zlatan Ibrahimoviç ka insistuar se nuk pendohet për largimin nga Milan në drejtim të Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi suedez u shit nga Rossonerët në gusht por së fundmi shprehu gatishmërinë e tij për rikthim në San Siro në të ardhmen. Megjithatë, gjatë një bisede për Sky Sport Italia, ish ylli i Milanit insistoi se është i lumtur në PSG.
“Nuk ndjej nostalgji për Milanin. Ne, këtu në PSG, duam të fitojmë shumë. Ende jemi në gjysmën e projektit”, deklaroi Ibrahimoviç.