E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibraj: Në shtatë vjet janë trafikuar 3202 femra

05/03/2005  Trafikantë të arrestuar

82 autorë për ’98–ën

71 për ’99–ën

161 për 2000–shin

115 për 2001–shin

195 për 2002–shin

240 për 2003–shin

975 për 2004-ën

Trafikimet

Viti Femrat

1998 397

1999 382

2000 447

2001 361

2002 470

2003 587

2004 558

Drejtori: Gratë në polici do të marrin role drejtuese

Në konferencën e djeshme, ku policia mori çmimin për "Virtytin",

Drejtuesi Bajram Ibraj ka folur për trafikun e grave dhe luftën e policisë ndaj këtij krimi. Sipas Ibrajt, "strukturat e Policisë së Shtetit në vazhdimësi e kanë ndjekur me vëmendje e shqetësim faktin se, ende ka femra, të cilat, në një mënyrë apo tjetër, shfrytëzohen për qëllime kriminale nga individë apo organizata kriminale dhe ndaj këtyre fenomeneve nuk ka reshtur së luftuari". Drejtori i Përgjithshëm ka pohuar se, "pas ngjarjeve të vitit ‘97, përmes procesit të reformimit institucional e ligjor të Policisë së Shtetit, jemi përpjekur që të ngremë dhe specializojmë edhe struktura të veçanta për të luftuar krimet në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku më të viktimizuara duket se janë gratë dhe fëmijët. Statistikat tona në luftën ndaj trafikut tregojnë se: Numri i grave dhe vajzave të trafikuara nga viti ‘98 e në vijim paraqitet përkatësisht: 397 për ’98-ën, 382 për ’99-ën, 447 për 2000-shin, 361 për 2001-shin, 470 për 2002-shin, 587 për 2003-shin dhe 558 për 2004-ën.

Krimi

Numri një i Policisë së Shtetit ka theksuar se numri i femrave të inkriminuara ëshë shumë i vogël. Kjo, sipas Ibrajt, është tregues se kjo pjesë e komunitetit është shumë më pak herë e inkriminuar në raport me meshkujt, pra është një faktor paqeje, tolerance, pajtimi dhe mirëkuptimi. Për këtë, blutë kanë luftuar trafikun, duke ndëshkuar e çuar para drejtësisë autorët e tyre.

Femra në polici

Drejtori i Përgjithshem ka pohuar se pranimi i femrave në Polici është trajtuar si një prioritet në politikat tona të pranimeve në radhët e saj, me vizionin se prezenca e tyre i shërben emancipimit të brendshëm, ashtu dhe politikave të policimit në komunitet. Sot femrat përbëjnë rreth 10.5 për qind e janë punësuar në të gjitha shërbimet, duke përfshirë edhe ato të policisë kriminale, që deri dje konsideroheshin të mundshme vetëm për meshkujt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›