Ilirjan Dida, tetë ditë në grevë urie

05/03/2005 Ish-drejtori i policisë i dënuar me katër vjet burg, ankohet në Gjykatën e Lartë
Futet në grevë urie ish-komisari Ilirjan Dida, që gjendet në Burgun e Vaqarrit, i dënuar nga drejtësia me 4 vite heqje lirie. Që nga data 26 shkurt, kur u transferua në këtë burg për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër dhe më pas nga Gjykata e Apelit e këtij qyteti, Ilirjan Dida ka refuzuar të marrë ushqimin.
Mbrojtja
Avokati Asaf Hadëraj dje ka bërë takim me klientin e tij Ilirjan Dida, duke i dhënë edhe këshilla për të dalë nga greva, por më kot. "Të lutem mos ndërhy. Ky është një vendim i marrë nga ana ime për të kundërshtuar dënimin e padrejtë që më është dhënë nga gjykata". Kështu i është përgjigjur Dida avokatit të tij, Hadëraj. Sipas avokatit, gjendja shëndetësore, edhe pse ishte nën kontrollin e mjekut, ishte e rëndë. "Në rast se do të shihje gjuhën e Ilirjan Didës, do të skandalizoheshe". Kështu tha avokati i pyetur për gjendjen shëndetësore. Sipas Hadëraj, Dida pranon të marrë vetëm ujë, ndërkohë që ka refuzuar në mënyrë kategorike marrjen e ushqimit.
Pretendimi
Ilirjan Dida ka hyrë në grevë urie me pretendimin se vendimi i dhënë nga gjykata me 4 vite burg është i padrejtë dhe i pambështetur në prova. I dënuari është shprehur se do të qëndrojë në grevë urie deri sa çështja e tij të zgjidhet. Ndërsa ka dërguar në Gjykatën e Lartë një rekurs. "Unë nuk do të tërhiqem nga greva deri sa të kem mundësi të rezistoj", është shprehur Dida për avokatin e tij. Nga ana tjetër, mjekët e Burgut të Vaqarrit, sipas mbrojtësit, e kanë nën mbikëqyrje. Hadëraj tha dje se autoritetet e Burgut të Vaqarrit i kanë kërkuar Ilirjan Didës të ndërpresë grevën e urisë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Por, me sa duket, ish-drejtori i policisë, grevën e urisë e ka një nga mjetet kryesore me të cilin shpreson të zgjidhë problemin. Nuk është hera e parë që Dida futet në grevë urie. Në këtë rast, ai është dënuar për veprën penale të mitmarrjes. Ndërsa disa muaj më parë u fut në grevë pas arrestimit nga policia për akuzën e gjobëvënies. U akuzua se i kishte vënë një gjobë baxhanakut të tij në bashkëpunim me persona të tjerë, e pas shqyrtimit të provave arriti të lërë qelitë e burgut pa afat për të shkuar pranë familjes.