Zani i Vlorës qëndron në gjykatë vetëm 30 minuta
05/03/2005 Ka ardhur nga Burreli për të qenë i pranishëm në sallën e gjyqit e për t'u përballur me dëshmitarët e akuzës kundër tij. Por në katin e tretë të gjykatës, Myrteza Çaushi ka qëndruar nën shoqërinë e policëve të togës së shoqërimit vetëm 30 minuta. Në sallë ndodheshin edhe avokatët mbrojtës. Ndërkohë, prokurori Eljo Mazreku nuk është paraqitur në gjyq. Në këto kushte, gjyqtari Altin Abdiu është detyruar të shtyjë seancën gjyqësore për një datë tjetër. Zani Çaushi është nisur përsëri drejt vendit të vuajtjes së dënimit në Burrel, nën masa të forta sigurie. Është duke u gjykuar për veprat penale të kryera gjatë vitit 1997. Ndërsa vuan dënimin me burg të përjetshëm për krimin e vrasjes së dy personave në vitin 1999, pak kohë pasi u la i lirë nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë.