E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mafia shqiptare, trafik armësh dhe tregti droge

15/12/2004  Ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë, mendojnë se pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit, janë “pushtuar” nga grupet e mirorganizuara të mafias shqiptare. Sorin Steri, ekspert për kriminalitetin pranë Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, është i mendimit së grupet shqiptare që kryejnë veprimtari mafioze, funksionojnë në grupime me nga 10 persona. Këto grupe japin shenja të ekzistencës dhe funksionimit të tyre në Maqedoni. “Ato janë të mirorganizuara. Veprojnë në mënyrë të efektshme në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, thotë eksperti i kriminalitetit për Ballkanin.

Armët

Specialisti pohon se, në vendet e Ballkanit, mafia shqiptare ka marrë pushtetin e trafikimit të armëve në sasi të mëdha dhe drogave në sasi të vogla. Por e kundërta ndodh me vendet jo Ballkanike, thekson eksperti Steri, teksa fytyra i ngryset. Grupet e mafias shqiptare veprojnë edhe në disa vende të tjera, nëse do t'i quanim “të largëta”.

Evropa

Shqiptarët janë mjaft të organizuar në formacione kriminale në Itali, Belgjikë dhe Gjermani. Aktiviteti i keqbërësve shqiptarë në këto vende të Evropës është e kundërta e asaj që ndodh në Ballkan. Doganat, postat dhe skuadrat e policisë, kujdesen për ngarkesat e mëdha të drogës dhe sasitë më të vogla të armëve, që shqiptarët po trafikojnë në këto vende si dhe në hapësirat mes tyre. Trafiku i drogës është njëra prej veprimtarive të shqiptarëve, por eksperti kriminolog për Ballkanin, mendon se shqiptarët nuk kanë mbetur pas në bashkëpunimin me mafian serbe, dhe në trafikimin e femrave e fëmijëve. Trafiku i armëve në Ballkan është mjaft i ndjeshëm ndaj situatës së sigurisë në Maqedoni”, mendon eksperti. Ndërsa përkushtimi i policisë shqiptare dhe lufta e saj është barriera e trafikut të drogës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›