Ibsen Elezi: Kërkoj debate me Berishën, të shtyhen zgjedhjet, Vokshi dhe Bozdo të largohen nga komisioni

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, organizuar nga “Rithemelimi“ i Berishës, kanë njohur një zhvillim të ri sot pasdite. Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD-së. Elezi në këtë garë kandidon përballë Berishës. Elezi nuk është mjaftuar me kaq. Ai kërkon edhe largimin e deputetes Albana Vokshi, dhe zyrtarit Enno Bozdo nga procesi i zgjedhjes së kryetarit me akuzën se janë persona që kanë manipuluar edhe më parë proceset zgjedhore. Elezi gjithashtu kërkon edhe debate me Berishën në garën për kryetar të PD-së.
“Në zgjerimin e PD dhe kthimin në vlerat konservatore, debat me kontributor ndër vite, vendosja e standardeve për karrierë, shtrirja e përfaqësimit territoriale, ndërtimi i një lidershipi të qëndrueshëm, krijimi i një force politike të vërtetë me parime themelore dhe një model të ri qeverisëi drejtohet Komisionit të Rithemelimit për dakordësi me këto kërkesa: largimi nga Komisioni i Albana Vokshit dhe Enno Bozdo, si persona që kanë manipuluar votat, si shtyrjen e zgjedhjeve me afat 14 ditor. Zhvillimin e takimeve të përbashkëta elektorale me debat përpara anëtarësisë, duke shmangur takimet me monologe”, tha Elezi.
/rtsh.al/