Ide/ Kryebashkiakë, jepuni një fytyrë dixhitale qyteteve tuaja
Kryetarët e Bashkive të qyteteve si Torino, Milano, Napoli dhe Bologna, do të jenë të parët, sidomos në Itali, që duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë një dimensioni të ri të qyteteve të tyre. Përveç aspekteve të zakonshme, gjenerata e re e kryetarëve duhet të ketë ide shumë të qarta në lidhje me qytetin dixhital. Në fakt, kush dëshiron që në vitin 2011 t’u garantojë zhvillim ekonomik e civil qytetarëve duhet të sigurohet si asnjëherë më parë këto të fundit të jenë në gjendje të shfrytëzojnë plotësisht të mirat e dixhitalit, teknologjia transportuese e këtij shekulli. Në ç’ mënyrë? Mbi të gjitha duke kuptuar se çështja e qytetit dixhital është shumë më tepër se një çështje e thjeshtë kabllosh e kompjuterësh, për aq sa teknologjia është e rëndësishme, përkundrazi vendimtare. Në fakt, qyteti dixhital është i përbërë nga qytetarë që ndjehen komodë me dixhitalin, pavarësisht moshës dhe shtresës shoqërore të tyre. Pa dyshim, ky është objektivi kryesor: sepse pa qytetarë dixhitalë, çdo gjë tjetër është kryesisht e padobishme. Qytet dixhital janë qytetarët e vizitorët që janë në gjendje të kenë akses në rrjetin në shtëpi, në hotel, në bibliotekë si në sheshe, falë një përzierje të iniciativave private e publike. Qyteti dixhital është shërbimi online, nga zyra e gjendjes civile, shërbime veçanërisht të vlefshme për kë ka vështirësi të lëvizë ose për kë punon. Qyteti dixhital është shërbimi nëpërmjet uebit për bizneset, veçanërisht ato të vegjël, mbi të cilët burokracia rëndon më shumë. Qyteti dixhital është kujtesa dhe kultura dixhitale në dispozicion online: një arkiv historik dixhital që i kujton qytetarëve të rinj e të vjetër rrënjët e bashkëjetesës, bibliotekat publike që i hapen rrjetit; kujdesi se si qyteti paraqitet online, nga sitet institucionale tek Wikipedia, nga Youtube në Facebook, sepse në epokën e internetit ai është i vetmi qytet që pjesa më e madhe e botës shikon. Qyteti dixhital është integrim: me shumë qytetarë të rinj që vijnë nga kultura të ndryshme, rrjeti është mundësi për t’u futur në jetën e qytetit. Qyteti dixhital është pjesëmarrje demokratike: hapje dhe transparencë maksimale nga administrata e qytetit, por dhe forma të reja për pjesëmarrjen e popullsisë në projektimin e së ardhmes dhe në arritjen e zgjedhjeve të përbashkëta. Qyteti dixhital është “të dhëna të hapura”, ose të gjitha të dhënat e prodhuara nga makina dixhitale që janë të gatshme online, falas derisa dikush t’i përdorë për ide të reja, qoftë për biznesin apo aktivitetet qytetare. Të dhënat mbi transportin, mjedisin, mbeturinave, parkimet, mbi oraret e aktiviteteve tregtare dhe shumë më tepër: qytetit dixhital i liron të gjithë, duke lënë hapësirë për risi. Qyteti dixhital është i pajisur me sensorë, ose gjeneron bit dhe më pas i përdor për të reduktuar konsumet, për të përmirësuar transportet, për të frenuar shpenzimin, për të luftuar ndotjen. Qyteti dixhital thjeshton krijimin e vendeve më të mira të punës në të ardhmen që, siç tregohet së fundmi nga revista amerikane Ëired, janë pothuajse të gjithë të lidhur me botën dixhitale. Duke ditur se për ta bërë këtë nuk nevojiten rrjedhje betoni ose kapitale të mëdha, sepse dixhitali ka në fakt nevojë për mëndje të mëdha, për bit e mjedise të këndshëm – duke përfshirë hapësira publike moderne, si biblioteka e re e Seattle apo ajo e Salt Lake City. Qyteti dixhital është ai që favorizon aplikimin e dixhitalit në të gjithë sektorët produktivë dhe ato që duken se janë më larg bitit, si sektori artizanal ose moda: ekzistojnë perspektiva zhvillimi të rëndësishme për Italinë. Me pak fjalë, kultura, infrastruktura, ekonomia, shkrimi e këndimi, përfshirja, demokracia, puna: qyteti dixhital është i tërthortë, prek të gjitha aktivitetet. Kjo është arsyeja pse kryetarët e komunave tani do të bënin mirë të pyesnin veten, në mënyrë që të përcaktojnë një axhendë të gjerë për qytetet e tyre dixhitale. Kështu identifikohen jo vetëm veprimet kyçe dhe objektivat konkretë, të cilat i raportohen çdo vit popullsisë, por edhe duke emëruar një “zyrë shefi dixhital” që mban vizionin e përbashkët, kap strategjitë, identifikon tepricat dhe që angazhohet për të respektuar objektivat dhe kohën. Kjo nuk do të jetë e lehtë: në fakt, në një raport të fundit të Universitetit të Oksfordit nuk kishte as edhe një qytet italian midis 36 qyteteve të parë të lidhur në botë. Megjithatë, kryetarët e komunave të reja kanë një rast të mirë: duke punuar mirë që në fillim mundet që për pesë vjet t’i thonë votuesve se qyteti i parë e i vërtetë dixhital i Italisë është pikërisht qyteti i tyre. Kështu ato kontribuojnë shumë në përtëritjen e Italisë si një e tërë.
Profesori i Multimedia-s Juan Carlos de Martin është bashkë-themeluesi e qendrës NEXA, në Politeknikumin e Milanos.
Marrë nga La Stampa