E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombi shqiptar sjell një shembull të rrallë harmonie, dialogu, paqeje e bashkëjetese ndër-fetare

09-06-2011 / Gazeta 55

Haxhinasto në Konferencën Kombëtare për Aleancën e Qytetërimeve

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme z. Edmond Haxhinasto mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Aleancën e Qytetërimeve, me cilësinë e titullarit të Institucionit përgjegjës për këtë Aleancë. Në fjalën e tij z. Haxhinasto theksoi se Shqipëria është anëtare e rëndësishme e Aleancës se Qytetërimeve, duke nënvizuar se kombi shqiptar sjell një shembull të rrallë harmonie, dialogu, paqeje e bashkëjetese ndërfetare. Më tej z. Haxhinasto vuri në dukje se kjo aleancë qytetërimesh është një aleancë mes vetë njerëzve, një tolerancë për ndryshimet, dhe aftësi për të ndërtuar vlerat e përbashkëta. Ai shprehu besimin se kjo konferencë do të identifikojë veprime konkrete për ekzekutivin shqiptar dhe për diplomacinë shqiptare. Konferenca u organizua nga AFALC (Albanian Forum for the Alliance of Civilization). Të ftuar ishin koordinatorja e përhershme e PNUD-it në Tiranë, Drejtori i Zyres rajonale të UNESCO-s në Venecia si dhe përfaqësues nga media e shkruar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›