E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide për shkëmbimi Ibrahimovic-Ronaldo

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 17:25

Silvio Berlusconi nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për Milanin, e cila quhet Cristiano Ronaldo. Në të njëjtën kohë, pronari i Rossonerëve e ka shprehur edhe zhgënjimin e tij për sjelljet e fundit të Zlatan Ibrahimovic.

Andaj, sipas të përditshmes italiane, Corriere dello Sport, gjatë verës mund të realizohet një shkëmbim i jashtëzakonshëm ndërmjet Milanit e Real Madridit. Në këtë rast, në kryeqytetin spanjoll do të përfundonte sulmuesi suedez, kurse mesfushori portugez do të vishej kuq e zi. P

ër të arritur deri tek Ronaldo, përpos Ibrës, Milanit i duhet të shtojë para, kështu që nuk përjashtohet mundësia që trajneri Jose Mourinho ta kërkojë përfshirjen edhe të Thiago Silvas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›