E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ide spanjolle për modernizimin e shërbimeve bashkiake

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me Bashkinë e Barcelonës në Spanjë për promovimin e zhvillimit institucional dhe modernizimin e shërbimeve bashkiake. Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua dje, mes përfaqësuesve të të dyja palëve. Për Bashkinë e Tiranës, marrëveshja u nënshkrua nga nënkryetarja e këtij institucioni, Albana Dhimitri, ndërsa për Bashkinë e Barcelonës nga homologu i saj, Carles Marti. Bashkëpunimi, sipas marrëveshjes, synon përmirësimin e shërbimeve kryesore publike, sikurse edhe inkurajimin e zhvillimit teknologjik. "Tashmë kemi një partner në transformimet urbane, një partner i cili është një model ndërkombëtar për sa u përket zhvillimeve urbane. Ndër prioritetet tona, janë vlerësimi i hapësirave publike, rikualifikimet urbane, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, krijimi i poleve në të gjithë qytetin, ku grupe të caktuara të shoqërisë do të kenë pjesën e tyre", tha dje nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Dhimitri.

Sipas saj, do të ketë një eksperiencë dhe një shkëmbim mendimesh e idesh nga Bashkia e Barcelonës, që ka shënuar një risi në të gjitha zhvillimet urbane dhe sidomos në rivitalizimin e zonave të caktuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›