Tirana, sot 33 gradë C. Nis zbarkimi në plazhe e pishina
Zyrtarisht ndodhemi në stinën e pranverës, por në fakt ditët e nxehta të verës kanë nisur ende pa përfunduar muaji maj.
Sinoptikanët kanë parashikuar se sot termometri do të regjistrojë temperatura maksimale deri në 33 gradë Celsius.
"Është pranverë, por në fakt stina e verës ka nisur më shpejt. Duke vazhduar deri në fund të këtij muaji temperaturat do të jenë si ditëve të verës. Ndërkohë që vera që na pret do të jetë edhe më e nxehtë", sqaroi sinoptikania e "Meteoalb", Tanja Porja.
Sipas saj, sot temperaturat maksimale do të jenë të larta, ndërkohë që kjo ngrohje e parakohshme që na sinjalizon ardhjen e verës është edhe një tregues për ditët "sahariane" që na presin përgjatë tre muajve të ardhshëm. Parashikimet e sinoptikanëve kanë bërë që qytetarët të mbledhin forcat e të përgatiten për plane verore. Plazhet dhe pishinat sakaq janë përgatitur për të pritur pushuesit e për të nisur punët verore.
Temperaturat
Sipas "Meteoalb", në këto ditë maji janë vrojtuar temperatura më të larta se vlerat mesatare shumëvjeçare, karakteristike për muajin maj. E njëjta situatë paraqitet në të gjithë Evropën Jugore dhe kryesisht në atë Jugperëndimore, e cila këtë fundjavë pritet të përjetojë temperatura mbi 37 gradë Celsius gjatë orëve të mesditës. Në territorin shqiptar, deri dje temperatura mesatare mujore rezulton më e lartë se vlera mesatare karakteristike për muajin në të cilin ndodhemi, jo vetëm për qytetin e Tiranës, por për të gjitha zonat gjeografike të Shqipërisë. Përjashtim bëjnë mëngjeset në zonat malore, të cilat janë ende në vlerat normale të temperaturave minimale të muajit maj. Edhe këto ditë, sipas parashikimeve të sinoptikanëve, pritet një mot kryesisht i kthjellët, por gjatë pasditeve do të ketë vranësira kalimtare, të cilat mund të sjellin rrebeshe afatshkurtra, më së shumti në zonat malore. Nuk përjashtohet mundësia që këto rrebeshe shiu të shfaqen edhe në qytete të veçanta të ultësirës perëndimore, por pa e prekur bregdetin. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.
Pushimet
Sezoni turistik tashmë ka çelur siparin në të gjithë bregdetin dhe në zonat e pushimit në vend. Madje, ende pa u çelur mirë ky sezon, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër për të gjitha Drejtoritë e Higjienës në rrethe për marrjen e masave, kontrolleve në hotele, restorante e lokale. Një kontroll edhe më i imtësishëm dhe konstant duhet të ushtrohet mbi zonat e banimit, kanalizimet, te uji i pijshëm. Sot kur temperaturat shënojnë deri në 33 gradë Celsius, duke përfituar edhe nga e diela e pushimit, qytetarët nisen drejt plazheve, pishinave, mjedisit të freskët dhe malor, për të lënë pas një qytet të zbrazur, të nxehtë, pa asnjë puhizë freskie. Mali i Dajtit, Durrësi, pishinat në periferi të qytetit janë shpëtimi i madh i tiranasve, të cilët zgjedhin këto mënyra argëtimi si alternativa për ditët e tyre të pushimit.
Sakaq, sipas meteorologëve, edhe java e ardhshme do të vazhdojë me të njëjtat ritme, me temperatura të larta të një vere të parakohshme.
Temperaturat sipas zonave:
Zona malore: Tmin = 11 gradë C Tmax = 30 gradë C
Zona e ulët: Tmin = 16 gradë C Tmax = 33 gradë C
Bregdeti: Tmin = 18 gradë C Tmax = 32 gradë C