Masakroi bashkëshorten, Dan Hutra pranon fajin
TIRANE - Dan Hutra, 25-vjeçari që akuzohet se masakroi me thikë të fejuarën e tij Dafina Havalaj u ul dje në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, ku do të përgjigjet për vrasje me paramendim.
Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë për krim në familje e pranoi fajësinë, duke pretenduar se e kishte vrarë të fejuarën e tij për shkak se ajo i kishte kërkuar të ndaheshin. Por pas kësaj deklarate ai u njoftua se seanca nuk mund të zhvillohej për shkak të mosformimit të trupit gjykues. Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së 10 dhjetorit të vitit të kaluar kur Hutra ka pasur një mosmarrëveshje me të fejuarën e tij. Çifti ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme si pasojë e të cilave atë ditë, Dafina Havalaj i kishte komunikuar të fejuarit vendimin për t'u kthyer në familjen e saj. Në këtë moment Hutra ka qëlluar 22-vjeçaren me thikë dy herë në afërsi të zemrës. Rreth katër orë para se Havalaj të ndahej nga jeta ajo i kishte telefonuar nënës së saj, të cilës në prani të Hutrës i kishte pohuar se, nuk po e shtynte dot me 25-vjeçarin dhe se donte të kthehej në shtëpinë e prindërve. Më pas autori i krimit është larguar nga shtëpia dhe për disa orë ka qëndruar në Tiranë. Ai ka mundur të largohet në Kukës dhe të qëndrojë i fshehur për dhjetë ditë. Përmes përgjimeve telefonike policia e zbuloi dhe e arrestoi. fa.ma.