E Diel, 1 Nëntor 2026

Ideja e dobësimit të FED po gjengjithnjë e më shumë përkrahës

Në Senatin Amerikan po shtohet gjithnjë e më shumë numri i senatorëve për hartimin e një legjislacioni që do të dobësojë në mënyrë domethënëse pushtetin e Rezer-vës Federale, bankës qendrore amerikane, duke e zhveshur atë nga pushteti i mbikëqyrjes së bankave dhe kalimi i këtij funksioni te një rregullator i vetëm bankier në shkallë fe-derale. Propozimi i kryetarit të Komitetit Bankar të Senatit, Christopher Dodd, për kalimin e funksionit të mbikëqyrjes së bankave në një rregullator federal ndryshon nga plani i Obamës, por ka filluar të gjejë përkrahje gjithnjë e më të gjerë te senatorët që besojnë se Rezerva Federale nuk bëri atë që duhej për të parandaluar krizën ekonomike. Sipas një senatori republikan, nëse do t‘u hidhet një sy dokumenteve që kanë të bëjnë me dështimin e organeve rregullatore, atëherë të gjithë rrugët të çojnë te Rezerva Federale. Që nga krijimi i saj, thuajse një shekull më parë, FED është shndërruar në një organizëm të madh, që, ndër të tjera, mbikëqyr edhe sistemin financiar. Ajo luan role të ndryshme në emër të qeverisë, ndër të cilat edhe mbikëqyrjen e bankave për të siguruar që ato janë të "shëndetshme". Ndërkaq, ligjvënësit në senat nuk kanë shumë fuqi mbi këtë bankë, e cila ka një status të pavarur dhe shpesh nuk jep shumë llogari për veprimet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›