E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në Durrës zë fill lëvizja socialiste për mosnjohjen e hajdutërisë politike të Ramës

Dy ditë para zgjedhjeve të PS-së, prezantohen sot në Durrës skenarët surprizë antiRama. “Lëvizja për mendim ndryshe” bën gati alternativën e mosnjohjes së rimandatimit të Edvinit dhe premton ndërmarrjen e të tjerë hapave politike. Në të njëjtën ditë, edhe Fatos Nano premton t’i bashkohet lëvizjes për kthimin e legjitimitetit në PS

TIRANE – Kundërshtarët e klikës staliniste në PS, përfaqësuesit e “Lëvizjes për mendim ndryshe”, dy ditë para punimeve të Kongresit, zhvillojnë sot një takim në Durrës, për të parashtruar një qëndrim të mundshëm zyrtar, ndaj zhvillimeve të së shtunës. Njëherazi në këtë linjë, do të parashtrohet si diskutim çdo veprim politik, demokratik, për rikthimin e PS, në një parti institucionale dhe kontribuuese në proceset e integrimit të vendit.
Të 5-ët, që kanë shprehur zyrtarisht linjën e tyre politike, kundër Edi Ramës dhe filozofisë së tij dështake, Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami dhe Marko Bello, por edhe të tjerë si Bashkim Fino, Et’hem Ruka dhe Shpëtim Idrizi, pritet të shpalosin sot qëndrimin e tyre zyrtar, lidhur me bojkotimin e Kongresit të Partisë Socialiste, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.
Sipas të gjitha gjasave, kjo do të jetë thjeshtë një garë spekulante dhe aspak serioze, pasi nga mënyra se si është zhvilluar ndërmjet dy kandidatëve është shumë e dyshimtë, për t’u konsideruar e tillë, porsa kohë Lakrori është kthyer në një “kamerdare” e shfryrë e Edvinit. Rama dhe Lakrori, kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme në bazën socialiste, duke u prezantuar si dy kandidatë, të pa varura nga njëri-tjetri, pro që e gjithë kjo ka qenë një fasadë e rëndomtë. Lakrori u fut në kandidim, për të shpëtuar Edvinin nga një tjetër skandal i radhës në PS-së, si ajo e autoritarizmit të garës brenda partisë, duke cenuar rëndë demokracinë partiake.
Të 5-tët e PS-së, do të mbajnë një qëndrim zyrtar, që do të thotë se të shtunën gjatë punimeve të Kongresit, për zgjedhjen e kryetari të ri, ata nuk do të marrin pjesë, por edhe do të lobojnë për mosnjohjen e rezultatit që parashikohet të nxjerrë fitues Edi Ramën, me diferencë të thellë votash. 
Ky grupim deputetësh, ka marrë mbi supe të gjitha pasojat e mundshme të këtij veprimi të arsyeshëm, me synimin e vetëm, mos rimandatimin e Ramës në krye të PS.
Mbrojtja e këtij qëndrimi, arsyetohet nga deputetët e “Lëvizjes për mendim ndryshe”, se Rama është humbës dhe kësisoj nuk mund të jetë fitues as në garën brenda PS-së.
Dy ditë më parë, dy nga deputetët kundërshtarë Ben Blushi dhe Andis Harasani, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kongresit socialist, duke e justifikuar këtë, për garën e gënjeshtërt që po zhvillohet në PS, ndërmjet kandidatit që humbi zgjedhjet Edi Rama dhe rivalit të tij, Maqo Lakrori.
L.Q

Deklaron anëtarja e kryesisë socialiste Eva Allushi

“Kjo garë nuk do të ketë asnjë lloj mesazhi për t’i përcjell socialistëve”

TIRANE – Anëtarja e Kryesisë të Partisë Socialiste Eva Allushi, ka deklaruar dje se ka zëra në grupin parlamentar të Partisë Socialiste që janë kundër bojkotit.
Ndër Allushi theksoi se, “brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka persona që janë kundër këtij bojkoti, njerëz që mendojnë ndryshe dhe që duan që të thuhet e vërteta”.
Sipas anëtares së Kryesisë, Allushi nuk ka argumente bindëse lidhur me bojkotin e PS-së për Parlamentin duke shtuar se Partia Socialiste me anë të bojkotit po ecën në rrugën e gabuar.
Gjithashtu Allushi theksoi se zgjedhjet për kreun e PS-së nuk do të sjellin ndonjë surprizë, por do të ketë më shumë përçarje në Partinë Socialiste. Sipas saj gara për kreun e Partisë Socialiste ka qenë e minuar dhe nuk jep standarde dhe kritere të qarta për zgjedhjet.
“Kjo garë nuk do të ketë asnjë lloj mesazhi për ti përcjell socialistëve”, theksoi ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›