Identifikohet gruaja qe u shtyp nga treni
Tirane-Policia ka identifikuar dje gruan e cila gjeti vdekjen, pasi u shtyp nga treni i linjes Durres-Tirane, prane rruges "Jordan Misja". Meje Hodo 46 vjece, u godit nga treni ne momentin kur ajo ishte duke ecur mbi shina. Aksidenti ndodhi ne oret e mbremjes se te dieles dhe deshmitaret qe pane ngjarjen, thane se gruaja ishte mbi shina duke ecur pa kujdes ne momentin kur kaloi treni. Madje sipas policise, qe i referohen deshmitareve, gruaja ishte pare mbi hekurudhe edhe gjate oreve te dites. Sipas policise, banore te zones i kishin bere disa here thirrje asaj per t'u larguar. Policia e cila mberriti ne vendin e ngjarje, ndaloi makinistin e trenit, i cili pasi eshte marre ne pyetje per rrethanat e aksidentit, eshte lene i lire.