"Ujku", mbetet serish ne burg
Tirane- Ish-banori i "Kafazit te Arte", Alban Rexha eshte lene serish ne burg nga gjykata. Pas apelimit te mases se sigurise, togat e zeza te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, kane vendosur dje, caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", per Rexhen, ndersa kane rrezuar akuzen e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", mbetur ne tentative. Gjykata ka lene ne fuqi akuzen e "kundershtimit te punonjesit te policise" dhe "armembajtje pa leje". Vete Rexha gjate marrjes se tij ne pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ka mohuar te kete qelluar ne drejtim te policise, por ka qelluar ne ajer pasi ka pretenduar se ishin duke e ndjekur disa djem. Rexha, gjate marrjes se tij ne pyetje perpara oficereve te policise gjyqesore, e ka marre persiper te gjithe ngjarjen, duke kerkuar edhe lirimin e shokeve te tij. Ngjarja per te cilen akuzohet Rexha, i njohur me nofken "Ujku" ka ndodhur me 29 dhjetor te vitit 2009, ne rrugen "Irfan Tomini". Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, Alban Rexha dhe tre shoket e tij te arrestuar, Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, kane qene duke udhetuar me automjetin tip "Benz" me targa BOT QA997. Kater te pandehurit nuk kane pranuar te ndalen ne postbllokun e policise, duke u larguar me shpejtesi. Pasi kane ecur 200 metra nga postblloku, mesohet se te pandehurit kane dale nga makina duke qelluar ne drejtim te policise dhe me pas kane ikur me vrap. Por pak minuta me pas policia ka arrestuar Serjanin, Mejdanin dhe Gegen, ndersa Rexhen e kishin shpallur ne kerkim. Rexha u arrestua me 26 shkurt te ketij viti, pas paraqitjes se tij ne Prokurorine e Krimeve te Renda, nen shoqerine e avokates Alberta Geges, nena e Enea Geges. Pas paraqitjes se tij ne Prokurorine e Krimeve te Renda, Rexha eshte shprehur se "kam ardhur te dorezohem", ku me pas eshte kryer shoqerimi per ne polici. Tre te pandehurit e tjere akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vepren penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese mbetur ne tentative".