E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Ndarja e Kosovës, rrezik për Ballkanin

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi sot se skenarët për ndarjen e pushtetit të Kosovës në bazë të linjës etnike janë të rrezikshëm dhe mund të sjellin pasoja të rënda për rajonin.

Ai tha se Bashkësia ndërkombëtare duhetpatjetër të ketë këtë fakt parasysh. “Në këtë kuptim ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës janë mjaft brengosëse”, tha Cërvenkovski në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin e Maqedonisë.

Sipas tij, Maqedonia me aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka konstatuar realitetin e ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i shtetit deklaroi se Maqedonia duhet të punojë më shumë që të normalizoj marrëdhëniet me fqinjët, e posaqërishtë me Republikën e Serbisë.

Në planin e integrimeve euroatlantike, presidenti i vendit theksoi se Maqedonia nuk ka një alternativë tjetër pos integrimit në NATO dhe BE.

“Nuk ekziston, as që mund të ekzistojë një aleternativë serioze për të ardhmen e Maqedonisë dhe për integrimin tonë në NATO dhe BE. Gjithçka tjetër, nuk është një koncept i zhvillimi por vetëm një luftë për ekzistencë të zhveshur”, theksoi presidenti Cërvenkovski, duke shtuar se kjo vlen për të gjitha shtetet e rajonit.

“Pa integrime të sukseshme euroaltantike nuk do të ketë investime të huaja, nuk do të ketë vende të reja të punës dhe nuk do të ketë ulje të papunësisë”, tha ai. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›