E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët ndërpresin protestën, bien në ujdi me Pollon

Tiranë- Mjekët e QSUT-së,kanë vijuar sot normalisht punën, pas një marrëveshje mbrëmë me zv/kryeministrin, Genc Pollo. Zyra për shtyp e këtij të fundit bëri ië ditur sot se Pollo në emër të qeverisë shprehu gatishmëri për të rregulluar kuadrin ligjor, i cili parashikohet të ketë masa më të ashpra në rastet e agresionit ndaj mjekëve. “Jemi gati për zgjidhur në rrugë ligjore kërkesat tuaja dhe do të promovojmë mjekët që kryejnë detyrën me integritet në frymën e betimit të Hipokratit”, është shprehur zv/kryeministri.

Mjekët e QSUT-së, u u hodhën në protestë dje duke bojkotuar punën pas rastit të përsëritur të sulmit fizik nga bluzave të bardha nga të afërm të pacientëve. Rasti më i fundit ishte ai i 4 ditëve më parë, kur mjeku endokrinolog, Agron Ylli, u godit me thikë gjatë punës në një klinikë private pranë Shallvareve.

Ndaj një përfaqësi mjekësh, të cilët janë edhe shefa klinikash i kërkuan përfaqësuesit të qeverisë, mbrojtjen e personelit mjeksor në detyrë dhe dënimin me ashpërsi të çdo agresioni verbal apo fizik ndaj mjekeve në detyre. Sipas tyre, kjo rregullohet me ligj, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe gabimet ndaj pacientëve.

Një kërkesë tjetër e rëndësishme e mjekëve ishte ajo për ndaljen sa më parë të indentifikimit të  profesionit të nderuar të mjekut me njerëz të korruptuar, pasi sipas tyre, kjo është përgjegjësi personale dhe jo kolektive.

Këshilli i zgjeruar i profesoratit të QSUT përbëhej nga Prof. Pjerin Radovani, Prof. Jovan Basha, Prof. Orjon Glozheni, Prof Alfred Priftani, etj. E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo dhe drejtoresha e QSUT-së, Xheorgjina Kuli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›