E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shpërthim larg NATO-s

Për vite me rradhë Shqipëria ishte një ndër vendet që armatosej pafundësisht. Gjithçka bëhej për të qenë gati për një luftë të mundshme, por ndodhi që lufta nuk erdhi asnjëherë. Kjo ishte diçka e mirë, vç erdhi sëbashku me një të keqe të pamenduar. Çdo bëjmë me armët? Përbindëshi u zgjua në Tepelenë mund të kishte qenë më shumë se shkatërrimtarë, por kësaj radhe e ndaluam. Po më tej?! Në fillim të '90, shqiptarët që deri atëherë ishin mësuar të mburreshin me armët e tyre, u ndodhën para faktit të kryer kur bota i dha fund fushatës së armatimit. Në këtë kohë pak kujt, mes halleve të mëdha ekonomike, dëshirës për t'u larguar dhe të tjerave si këto, i shkonte mendja te armët për të cilat ishin shpenzuar miliarda. Vç këto të fundit ishin aty. Në vitin 1997, arsenali i paparë, i cili për frymë popullsie ia kalonte edhe gjigandëve të armatimit, doli në shesh me hapjen e depove.
Një pjesë e madhe u trafikuan, pjesërisht në zona të nxehta ku bëhej ose pritej luftë, pjesa tjetër u përdor dhe përdoret ende për të vrarë shqiptarët. Por statistikat e asaj kohe tregonin se dëmtimi i armatimit prej asaj që u vodh ishte krejt i vogël në krahasim me sasin e mirëfilltë të arsenalit që ekzistonte. Deri në atë kohë thuhej se një shiqptari i takonin të paktën 6 armë dhe një arsenal i pafund fishekësh që do të mjaftonte për të luftuar të poaktën një ish-Luftë Botërore. Gara e armatimit dhe frika e komunistëve se do të pushtoheshin nga iperialistët na kishte shtyrë drejt çmendurisë së ndërtimit të bunkerave, çeliku dhe betoni i të cilëve do të na kishte mjaftuar për të ndërtuar disa herë autostradën Durrës-Morinë-Mitrovicë, e ndoshta dhe një linjë hekurudhorë te ngjashme. Tunelet e hapura në male, për të fshehur armë, morën aq shumë shpenzime e kohë sa me to mund të ishin ndërtuar qytette pa fund. Ndërkohë që u prodhuan në sasi të pamata kopjime armësh lindore, municione, predha të kalibrave e llojeve të ndryshme e silurë për anije e nëndetëse. Në vitin 1997 italianët ndërhyn në Sazan dhe morën nënkontroll Pash Alimanin të frikësuar se çmenduria shqiptare mund të shkaktonte ndonjë shpërthim ne depo, ku ruheshin silurët dhe sipas legjendës dallga do mund të shkatërronte edhe qytyetet italiane përballë Vlorës. Por në fund gjithçka u duk se shkoi mirë. Shqiptarët morën zotimin të mos i preknin depot e prej frikës i ruajtën ato vetë, deri në momentin kur ushtria u rimëkëmb dhe u pa e qartë se ato nuk duheshin. Qindra e mijëra tonelata armatim duheshin shkatërruar, kryesisht për arsyen se ishin të rrezikshme, por edhe për faktin se ishin demode dhe nuk mund të përdoreshin më. Por nëse dikur u harxhuan miliona për t'i vënë, tashmë miliona të tjera në dollarë duheshin harxhuar për shkatërruar gjithçka. Ndërkohë që frika se këto ndërtesa dhe këto ramatime nuk ishin më të sigurta përforcohet çdo ditë e më shumë. SHBA dhuroi miliona, për të hequr qafe armët kimike që ruheshin në një tunel në Tiranë. Por ndërkohë që filloi procesi i shkatërrimit filluan edhe problemet. Në disa zona ku kryheshin shpërthimet e shkatërrimit, pati incidete me predha që fluturonin në ajër dhe tavane që çaheshin nga tronditja. Më e rënda ishte ajo që ndodhi në Tepelenë, ku shkatërrimi i kontrolluar doli jashtë kontrollit dhe detyroi evakuimin e 1200 banorëve, vdekjen një oficeri e gjithashtu minimin me predha të pa plasura të një zone prej disa kilometrash. Vetëm disa ditë para ngjarjes së Tepelenës, zëvendëspresidenti i SHBA-ve premtoi se Shqipërisë do t'i bëhej një vend në NATO në vitin 2008. Premtimi për të cilin është folur gjatë është mjaft afër realizimit the thuajse askush nuk e vë në dyshim që kjo do të ndodhë. Vç para kësaj Shqipëria duhet të përmbushë edhe disa standarde. Sot ne jemi vendi i Ballkanit që shpenzojmë më pak për ushtrinë. Në GDP-në tonë ajo zë vendin e fundit ndër zërat e rëndësishëm, por harxhimet pa karar të viteve të shkuara, janë shëndruar në telash. Sot milionat që do mund të përdoreshin për anëtarësimin në NATO, përdoren për të zhvendosur bunkerë që kanë zënë pjesë të mrekullueshme të bregdetit. Ndërsa ngjarje si ajo e Tepelenës, tregojnë se jemi ende larg NATOs, të paktën edhe disa shpërthime, sigurisht nëse nuk na plasin në dorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›