E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Shqip dhe Panorama sma botuan shkrimin?!

Nga Genc LLAKAJ
E nisa këtë shkrim me një ndjenjë të fortë pasigurie për dy arsye. Së pari sepse ajo që do të them do të duket si një zë i dobët mes një morie zërash autoritarë e që shkaktojnë simpati tek klasa politike, si një zë që çirret për një çështje që nuk i përket askujt. Së dyti,  shoh frikën e pamundësisë së botimit në një gazetë të pavarur dhe kjo është ende më e frikshme se arsyeja e parë. Përse e them këtë. Ka disa ditë, qysh nga marrja e vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen Basha, që ka filluar një fushatë e egër, e cila, kërkon dorëheqjen e Prokurores së Përgjithshme. Duket e pabesueshme, por këta zëra opinionistësh, juristësh e politikanësh kanë një koordinim të çuditshëm. Pak a shumë përhapin idenë e një konspiracioni, botohen pothuajse çdo ditë dhe kanë mbështetjen e heshtur të kreut të opozitës. Kjo e bën situatën dramatike. Edi Rama, kandidati për kryeministër, ai tek i cili populli shqiptar ka varur shpresat e daljes nga kriza 19 vjeçare, personi që ka mbështetur më fort pavarësinë e prokurorisë, personi që na ka mbushur mendjen se do i japë fund antagonizmit të gjatë mes prokurorisë dhe ekzekutivit, duke përdorur zëra të tjerë, të gatshëm ti shërbejnë liderit të ardhshëm, po kërkon as më shumë e as më pak atë që jemi mësuar ta dëgjojmë nga goja e Berishës, dorëheqjen e Prokurores së Përgjithshme. Një teori konspirative sipas së cilës kjo prokurore, diku, me dikë, në disa skuta të fshehta, paska thurur një plan me kryeministrin, për të sabotuar çështjen Basha. Një plan aq djallëzor ky sa as një gjykatës apo gjykatëse  e thjeshtë qoftë edhe me biografi të mirë në shkallën e parë, as pesë burra e gra plot mend e të nderuar në Gjykatën e Lartë nuk mundet ta bënin të dështonte. Dhe filluan analizat politike, u shfaqën ekspertët juridikë që me shkrime të gjata pa fillim e pa fund kërkojnë të na mbushin mendjen se fajtor është vetëm një, Ina Rama. O zot, e tmerrshme, kjo Ina tek e cila besuam aq fort e që na doli tradhtare, paska qenë e shitur tek Berisha, që, për çudi, po hesht, i kënaqur të shikojë sesi kjo opozitë burracakësh, që kërkon të fitojë zgjedhjet me çështje gjyqësore, po kërkon të përfundojë atë që ai nuk është i legjitimuar ta kërkojë me forcë për momentin, largimin e Ina Ramës. Të jemi vërtet kaq orientalë, të kemi një opozitë kaq dritëshkurtër sa bie kaq lehtë në çdo grackë që i ngre Sali Berisha?
Po e lë argumentimin politik e po i kthehem zanatit tim, atij të juristit. Zgjatjet e afatit janë një nga fazat më të rëndomta në hetimin e një çështjeje penale. Janë aq të rëndomta sa gati 99.99 për qind e çështjeve kanë vendime për zgjatje afatesh. Por duhet të dini një gjë. Nuk ka ndodhur kurrë që gjykata të thotë që një zgjatje hetimi ka qenë e paligjshme, rasti Basha është i pari i këtij lloji. Natyrisht, që, menjëherë më pas, rendën edhe të tjerë me shpresë se u hap një praktikë e re, që do ti shpëtojë nga ndjekja penale, por deri në atë ditë të bekuar nuk kishte qoftë edhe një rast. E megjithatë ndodhi. Gjykata na tha që është e paligjshme e aktet e mëpasme si njoftimi i akuzës dhe dërgimi në gjykim qenkan të pavlefshme. Po e pranojmë edhe këtë. Kur gjykata thotë që molla është në fakt pjeshkë nëse këtë e thotë gjykata (edhe Jezu Krishti do hezitonte para se ta pohonte këtë), duhet të heshtim. Por këta gjyqtarët e nderuar harruan të na thonë diçka, çfarë do të ndodhë me çështjen? Tashmë dërgimi në gjyq na doli i paligjshëm, kështu që çështja kthehet si ishte në datën 6 nëntor, në hetim, por me afate të përfunduar pasi gjykata nuk lejon zgjatjen e tyre. Mund të pushohet çështja? Natyrisht që jo, çdo akt i kryer pas përfundimit të hetimeve do të ishte i pavlefshëm sipas gjykatës. Mund të pezullohet çështja penale? Pa dyshim që jo për të njëjtat arsye. Po atëherë çmund të bëhet? Përgjigja është, asgjë. Është një rast pa precedent në jurisprudencën botërore, kemi para nesh një çështje të ngrirë, që as mund të dërgohet në gjyq, as të pushohet e as të pezullohet. Zbulim tipik shqiptar. Këto janë tre format që njeh ligji për dhënien e një zgjidhje hetimeve. Por gjykata e nderuar harroi të na thoshte se çfarë duhej të bëhej me çështjen, pasi në thelb, përveç ligjit, ajo ka shkelur edhe kushtetutën, ka penguar prokurorinë në ushtrimin e ndjekjes penale. Nuk ka çështje të ngrirë të nderuar juristë, opinionistë e politikanë. Ligji ynë procedural është bërë sipas atij italian i cili parashikon që kur gjykata nuk ia miraton zgjatjen e afateve të hetimit prokurorit, i jep këtij të fundit dhjetë ditë kohë të zgjidhë çështjen, ta nisë në gjyq apo ta pushojë. Ligji ynë nuk e parashikon këtë, por kjo nuk i jep të drejtë gjykatës të vendosë ngrirjen e çështjes. Atëherë ka vetëm një interpretim të ligjit e të vendimit të gjykatës. Nëse gjykata ka të drejtë të mos lejojë vazhdimin e hetimeve, prokuroria ka të drejtën dhe detyrimin ligjor e kushtetues të përfundojë çështjen, ta pushojë apo të dërgojë në gjyq. Dhe prokuroria bëri pikërisht këtë, në zbatim të vendimit të gjykatës, e dërgoi çështjen në gjyq. Nuk ka asnjë organ të drejtë që të pengojë prokurorinë të ushtrojë ndjekjen penale.
Është shkelur ligji, është shkelur kushtetuta. Gjykata ka vendosur që kjo çështje të varroset. Nuk ka më asnjë mundësi ligjore që kjo çështje të rihetohet, ajo është aty, e ngrirë, pothuaj e vdekur. Zotërinj, me shkrimet e qëndrimet tuaja ju po legjitimoni vendimin antiligjor e antikushtetues të Gjykatës së Lartë, organi më politik brenda sistemit të drejtësisë, që është kthyer në gangrenën e sistemit të drejtësisë me vendimet e tij absurde jo vetëm në këtë çështje. Dilni e pyesni specialistët e fushës se çfarë mendojnë për vendimet e Gjykatës së Lartë. Absurde, qesharake, të dyshimta. E dini ju zotërinj që një pjesë e gjyqtarëve në këtë gjykatë nuk kanë qenë kurrë gjyqtarë të jetën e tyre? E dini ju zotërinj që këta gjyqtarë, me një vendim të vitit 2007 ndaluan prokurorinë të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuritë e trafikantëve e tani jeni ju që po i  kërkoni llogari prokurorisë se për se nuk po e bën këtë? Pse nuk u thoni qytetarëve se kriteret për zgjedhjen e tyre janë veç politike, se ata janë garancia juaj e fundit dhe më e fortë për ti shpëtuar ata nga ndonjë prokurore e çmendur si Ina Rama, që kujton se mund të sjellë pak drejtësi në shtetin e dallkaukëve?
E tani po i  kthehem politikës, pasi jam shqiptar e çdo shqiptar e ndjen veten të aftë të jetë kryeministër apo edhe president. Po ju drejtohem juve zoti Edi Rama, pasi do ju votoj në 28 qershor për të qenë kryeministri im. Për të provuar se nuk keni përfituar nga kjo situatë e të pasurit një çështje të ngrirë, që ta përdorni sa herë të doni, për ta tundur si flamur kur do keni nevojë të godisni maxhorancën apo sa herë do ju duhet të ushtroni presion mbi prokurorinë duke e konsideruar të kompromentuar pozicionin e Prokurores së Përgjithshme, çojeni këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. E dini që jeni taksapagues i këtij vendi dhe legjitimoheni si çdo qytetar i thjeshtë që i janë cënuar interesat nga shpërdorimet me lekët tuaja nga kjo qeveri, të kërkoni para Gjykatës Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të këtij vendimi të Gjykatës së Lartë? Ua them këtë pasi jam i sigurtë që këshilltarët tuaj ligjorë nuk ua kanë thënë se prokuroria nuk është e legjitimuar ta bëjë këtë, pasi ka një vendim të kësaj gjykate që nuk e lejon prokurorinë të jetë kërkuese para kësaj gjykate. Është e vetmja rrugë për ti hapur rrugë drejtësisë. Dilni zoti Rama e flisni një fjalë për këta gjyqtarë që u treguan burracakë, që  u trembën nga gogoli Berisha. Dilni e thoni që nuk e ka fajin Ina Rama, e cila guxoi të bëjë diçka ndryshe, por e ka fajin  sistemi i frikës dhe konformizmit, sistemi i moralit të kalbur që e mban peng këtë vend. Përveç nëse këta gjyqtarë do ju duhen nesër kur të jeni kryeministër, se me këtë Inën nuk i dihet, duket pak kokëkrisur e do na kthehet edhe neve nesër. Po e mbyll këtë shkrim përsëri me pasiguri, me pasigurinë se askush nuk do reagojë. Por kam kurajon dhe ftoj çdo opinionist, jurist apo politikan të më kundërshtojë, të më japë argumente se nuk është kështu. Ftoj juve zoti Rama të më tregoni se gaboj e se mund të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›