Shkatërrimi i elementit qytetar ka çuar Shkodrën në përfaqësim të dobët politik
Nga Besi BEKTESHI
Tanimë nuk është më as mburrje, por ngjan më tepër si tallje thënia Shkodra është djepi i kulturës dhe qytetërimit!! Në fakt referimi i shumëfishtë ndaj të kaluarës së shkëlqyer të Shkodrës, po bëhet përditë edhe më i vështirë, sepse ka një impakt të keq si shoqëror dhe tanimë edhe politik. Dikush po në Shkodër deklaron... po, po por kemi mbet në djep dhe nuk ka as kush na përkund. Dallimi i Shkodrës nga një pjesë e madhe e trevave shqiptare ka qenë qytetërimi dhe marrëdhënia kulturore dhe sportive që ka rrezatuar. Një vend që ka shtuar dhe shumëfishuar veprat e tij si monumentale të ndërtimit dhe lidhjes me botën, por edhe njerëzit e lartë që e kanë rritur përfaqësimin në qytetërim, patjetër që rrezaton edhe në sy të botës. Mirëpo ka një limit shitja mënd me gjyshat dhe baballarët, sepse është koha për të treguar të tashmen. Patjetër që Shkodra e tregon, dhe patjetër që ajo është kaq e madhe dhe pjellore sa nuk do të rreshti së treguari se jam ajo që kam qenë edhe pse disi e fjetur. Problemi i saj më i madh janë dy kohët e fundit. Pra komunizmi dhe demokracia. Sepse si në monarki, kohën e qeverisjeve të lëkundura, apo në kohë të turqve të rinj apo edhe në pashallëk dhe sundim si turk dhe venecian, qyteti i madh dhe më i fuqishëm në Ballkanin perëndimor, shkëlqente. Shkëlqente me nivel jetese dhe tregtie, me zanate dhe luftëra, me marrëdhënie dhe njerëz të lartë, me kulturë dhe dije, dhe me çdo gjë që bota e qytetëruar kishte dhe Shkodra ishte gati me një hap.
Ka pasur familje të mëdha si myslimane dhe katolike në një bashkekzistencë dhe marrëdhënie të shkëlqyer qytetare dhe që rrezatonin me ndikimin e tyre si në fshatra dhe malësi. Sot kur flasin për tolerancë fetare disi lloje njerëzish që Shkodrën e kanë mësuar në libra apo ju ka treguar dikush, të vjen për të vjellë, por ky nuk është momenti për të sqaruar diçka edhe rreth këtij problemi. Pa diskutim që komunizmi prishi disa marrëdhënie të instaluara mirë në Shkodër. E para prishi disa marrëdhënie tipike kapitaliste dhe të zanatit në Shkodër. Prishi raportet e lidhjes me botën si me tregtinë dhe shkollimin, por edhe me pasurinë dhe pronën në një vend ku të varfrit e qytetit, ndoshta ishin më të pasur se të pasurit në tre çerekun e Shqipërisë dhe po ashtu dhe të disa vendeve fqinje tonat. Goditi më ashpërsisht klasën e pasur dhe veç kësaj edhe atë intelektuale me shumë nivel që Shkodra ka pasur. Vrau, burgosi dhe persekutoi më shumë se kudo tjetër, për arsye ekonomike, politike dhe fetare, duke bërë një masakër të jashtëzakonshme. Por....por ama nuk mundi të prishi gjithçka dhe në përfaqësim.
Nuk arriti të prishi shpirtin artistik shkodran, dhe pse në kulmin e terrorit nga qyteti qytetar dhe kulturor kanë dalë qindra artistë që edhe në modelin fshataro-komunist rrezatonin talent. Po ashtu edhe në sport. Në shkenca dhe në shpikje dhe prodhim.
Në politikë jo. Aty jo. Shumë janë vrarë si nga krahu antikomunist dhe komunistë shkodranë. Janë persekutuar dhe janë burgosur. Ka pasur edhe njerëz në parti që kanë treguar tolerancë më tepër se në të gjithë Shqipërinë, por ka pasur edhe inkuizitorë, sepse pyll pa derra nuk ka. Përfaqësuesit e këtyre viteve arritën të marrin të qytetëruarën nga e kaluara dhe trashëgimia dhe të bënin të jetonte edhe në komunizëm, edhe pse në shumë raste me shumë vështirësi dhe momente tragjike. Por kanë bërë një Shkodër që jetohej thjeshtësisht mirë dhe kishte jetë në komunizmin me më idiotizma dhe tragjizma në të gjithë botën. Problemi i madh i Shkodrës janë vitet mbas 90-tës. Problemi i madh i këtyre viteve ka qënë dhe vazhdon për fat të keq të jetë, sulmi i paqytetërimit, egërsisë dhe moralit shterpë e të dobët në bashkim të tyre, ndaj qytetarisë shkodrane. Jo thjesht qytetarëve, si banim në qytet, por qytetarisë si mentalitet në Shkodër. E për këtë fajin e kanë edhe qytetarët e Shkodrës. Sepse në shumë raste janë dorëzuar dhe janë shumë mos pjesëmarrës. Veçanërisht në politikë. Varfëria më e madhe intelektuale në Shkodër paraqitet sidomos në përfaqësimin politik të saj. Krijimi i partive në pluralizëm që i ngjanin asaj që mbi kokën e shkodranëve shkruante Njeriu ynë i ri vepra me shkëlqyer e partisë bëri që një pjesë e madhe e qytetarëve të ritirohen në mënyrë tragjike. Në të dy religjionet ekselente të mëdha që ka Shkodra. Sepse qyteti i madh tradicional i ka këto dhe nuk i ka për të prishur punë si qytetari, pavarësisht se njerëz të delirit kanë tentuar të fusin kunja dhe pyka, për të bërë dëm. Ndërsa nga qytete dhe origjina nga jugu i Shqipërisë, por edhe nga verilindja e Shqipërisë prosperonin politikanë që konsolidonin rrafshe, krahina dhe kultura pothuaj rurale, Shkodra ishte në mungesë të madhe dhe jo koherente. Ishte një kohë që për të rregulluar punët e zgjedhjeve në Shkodër, PD-ja binte Jemin Gjanën, kurse PS-ja Viktor Dodën. Gjithë respektin dy personave, por Shkodra ka një shejtan tradicioni si për mirë apo për keq, që të paragjykon. E kur paragjykon largohet ose është në mungesë. Dy përfaqësues të lartë në politikë ka pasur dhe ka Shkodra. Të ndjerin Pjetër Arbnori dhe sot Jozefina Topallin. Dy karaktere të ndryshëm, por që në fund të fundit kanë përfaqësuar lart Shkodrën si në kuvend, parti dhe botë.
Natyrisht nga krahu i PD-së, sepse nga socialistët as që është bërë fjalë ndonjëherë që Shkodra të kishte përfaqësues në kryesi dhe jo më, të kishte edhe ndonjë rol të dorës së parë në politikë dhe ekonomi e qeverisje. Natyrisht jo vetëm për fatin se Shkodra ishte antikomuiniste, por edhe pse antishkodranët në këtë parti identifikonin gjithfarëlloj të pa origjinë për të demonstruar Shkodrën. Por kishte edhe një arsye tjetër. Raportet e së majtës në qytet dhe krahinë, janë vet trajtuar si një mekanizëm absurd që rigjenerimin e vetes e bënin me anën e metodës së vetëshkatërrimit thelbësor në qelizën e qytetarisë shkodrane. E për këtë kanë pasur edhe ndihmën nga Tirana. Ka mbi 18 vite që Shkodra nuk paraqitet në lartësi të mëdha intelektuale dhe njerëzore në politikë. Mund të thuhet se e ka abandonuar atë, por dhe vetë qytetin. Kuptohet se ka të qytetëruar në pushtete të larta vendore, por ka mentalitet jo të tillë në shumë e shumë zyra më poshtë dhe anash. Janë pjesë e tillë duke ikur nga padurimi në qytet, nga frika e sulmit barbar të ngjarjeve të ndryshme mbas 97-tës dhe po ashtu nga egërsia që politika ka ushtruar në qytet. Sot qyteti po përgatitet të shikojë në listat e dy partive kryesore emrat që do ta përfaqësojnë, por ka diçka në këtë mes. Qyteti më i madh i veriut është ai që voton më pak nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. Ai votën poshtë 40-të përqindëshit, sepse njerëzit janë mërzitur nga përfaqësimi jo kaq në lartësi, si të individëve dhe praktikave të partive.
Në fakt deputetë të Shkodrës kryesisht nga PD-ja janë gojë dhe mëndje kyçur edhe pse mund të jenë të mirë për lidershipin e lartë partiak të kësaj force politike. As që bëhet fjalë që deri tani po të ndash disi Topallin dhe Arbnorin me mënyrën e tij, nuk mund të thuash se ka shkodran që të ketë deklaruar apo thënë diçka që të mbahet mënd. Jo, nuk mund ta thuash. Edhe kur flasin, kanë arra në gojë dhe kjo bie në sy edhe në qytet.
Ka pasur një kohë kur socialistët silleshin shumë keq me Shkodrën duke e larguar në periferi të zhvillimit dhe duke e lënë pa fonde, dhe pa asnjë të ardhme. Por kishte edhe një faj brenda, sepse duke u përdorur nga krahu tjetër ky moment, për këtë çinteresim, futesh doza e keqdashjes socialiste të Shkodrës dhe patjetër në votime nukli demokrat ishte dy-tre herë më i madh se sa ai socialist. Në lartësitë socialiste nga njëherë edhe kur vinte ndonjë djalë i mirë si Majko nuk arrinte të merrte vesh se në sa karrige qëndronin të majtët shkodrane dhe sa lepuj kishin në bark. Në fakt nuk kishin lepurin në bark, por kaçubën që mund të fshihej lepuri. Sot mbase nuk e kanë, por përfaqësimi përsëri është shumë i dyshueshëm Përballë shumë investimeve të qeverisjes së djathtë, koha e dikurshme e socialisteve është një vajtim, por ama ka një model tjetër votimi dhe mbase për herë të parë socialistët do të kenë disa persona nga Shk