E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Asnjë votë të mos shkojë dëm jashtë PS

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Shpëtim Idrizi, u bëri thirrje votuesve vlonjatë që të tërheqin kartat e identitetit, si një mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e përgjithshme në 28 Qershor. Ju ftojmë të shkoni e të tërhiqni kartat e identitetit, të merrni pjesë masivisht në votime, sepse ndryshimet e mëdha kërkojnë votime plebishitare, është shprehur Idrizi në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, ndryshimet e mëdha kërkojnë që çdo votë të mos shkojë dëm për parti dhe individë që vetëm kanë përfituar dhe abuzuar nga politika, pushteti dhe ndershmëria e zgjedhësve. Për këtë arsye, kandidati socialist kërkoi, që asnjë votë të mos shkojë jashtë kësaj force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›