E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje gala operistike në TKOB

Mbrëmja e natës së sotme do të jetë e mbushur me emocione në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një koncert gala, me tinguj të muzikës klasike vjen sonte për publikun e kryeqytetit edhe më gjerë, me artistë të njohur të disa vendeve në botë, si Kroacia, Sllovenia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, etj, të cilët do të performojnë në Tiranë, në një opera madhështore. Një repertor i zgjedhur, me krijimet më të mira në vite vjen në formën e një koncerti, i cili është mundësuar në sajë të një projekti të përbashkët të vendeve të ndryshme në botë, në të cilin ka adëruar edhe TKOB.Nën emrin CEE MusicTheatre - Wien, ky projekt është një nismë disa vjeçare, i cili ka për qëllim të trajnojë solistët më të mirë të rajonit të Europës qendrore dhe juglindore. Në këtë mbrëmje muzikore Shqipëria përfaqësohet nga Vikena Kamenica, Eriona Gjyzeli, Sidrit Bejleri. Gjithashtu, miq të shumtë do të vizitojnë TKOB, ku mes tyre i pranishëm do të jetë Drejtori i Operës Shtetërore të Vjenës Dr. Ioan Holender, etj. Ndërkohë që, disa nga artistët që do të vijnë në skenën shqiptare, jo vetëm për të përfaqësuar venet e tyre, por mbi të gjitha për të sjellë eksperiencën e tyre kulturore e artistike janë Dragoljub Bajic, këngëtar solist në Teatrin e Operës në Beograd; Bogdan Zaharia këngëtar solist (Opera House) i Shtëpisë së Operës së Timishoara, Bariton; Kiril Todorov Manolov, këngëtar Solist pranë Opera House, në Sofje, Bariton; Marija Kuhar, këngëtare soliste në Opera House Zagreb, Soprano; Mihaela-Simziana Kalin këngëtare soliste në Teatrin e Operës në Timishoara, Soprano; Marko Mimica, këngëtar solist në Teatrin e Operës në Zagreb, Bariton; Vedrana Simiç, këngëtare soliste në Teatrin e Operës në Zagreb etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›