E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje masive dheu në aksin Tepelenë-Gjirokastër

TEPELENE- Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien në të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Rrëshqitja ka ndodhur në zonën e quajtur Shkallë e Zezë, duke bllokuar njërën korsi të autostradës.

Korrespondenti i News 24 bën të ditur se, nuk ka patur të lënduar në momentin që kanë rënë gurët nga pjesa e malit.

Punonjësit e ndërrmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve kanë filluar punën për zhbllokimin e autostradës, por për momentin rruga është e bllokuar dhe kalohet vetëm në një korsi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›