Nicholas Gage braktis Omonia-n dhe PBDNJ-ne Mbeshtes MEGA-n
Nicholas Gage braktis Omonia-n dhe Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi. Ne nje leter drejtuar gazetes trigjuheshe To Opama 2000 Gaxojanis ben me dije se mbeshtetja e tij dhe shpresa per permbushjen e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi shkon me partine e re te ketij komuniteti pra Partia Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen ose MEGA. Do te doja te pergezoja themeluesit e partise se re politike te minoritetit etnik grek. Te gjithe ne qe per shume vite me radhe u perpoqem ne nivel nderkombetar per zbatimin e te drejtave themelore te minoritetit mirepresim themelimin e partise me parime demokratike... Themelimi do te mbushe nje boshllek te madh. Ne vecanti sot qe organizatat kryesore te minoritetit kontrollohen nga nje klike e vogel qe prej kohesh i shkaterroi ato duke mos respektuar parimet baze te demokracise dhe duke shmangur berjen e zgjedhjeve per kryesine nga baza ashtu sikurse bejne dy partite e medha ne Greqi deklaron Gaxojanis ne letren e tij. Keshtu perkedhelja e pakufishme e tij per kreun e PBDNJ Vangjel Dule si njeri i angazhuar dhe me ndikim ne diasporen helene po diferencohet ne drejtime te tjera ne Shqiperi duke zyrtarizuar nje thyerje domethene ne minoritetin grek.