E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: “Dule flet si ekstremist grek që nuk ka lidhje me Shqipërinë”

Pas deklaratës së Dules gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të PBDNJ-së, sipas të cilit nuk mund të qëndronte në koalicion me një parti që është kundër integrimit evropian, duke nënkuptuar PDU-në, partinë e komunitetit çam, ka reaguar dje kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij Idrizi e ka cilësuar fjalën e Dulës si fjalën e një ekstremisti grek. “Ditët e fundit, z.Dule, pas disfatës elektorale dhe nevojës për të rifituar kolltukun e kryetarit, bëri disa aluzione negative për PDU-në. Ai foli për “objektiva fantazmë”, “për parti në koalicionin me Berishën, që janë të lidhura me të shkuarën”, “kundër integrimit europian”, që protestojnë kundër Bashkimit Europian etj., etj. Këto fjali provokative ndaj një partie të ligjshme shqiptare, me karakter kombëtar, janë dëshmi e krizës së këtij drejtuesi të PBDNJ-së. Kjo parti është shpallur si parti e të drejtave të njeriut, por pozicioni i Dules ngjan si e një ekstremisti grek. Ky drejtues, siç thonë në akuzat për njëri-tjetrin, nuk ka asnjë lidhje me interesat jetësorë të minoritetit vëlla grek. Këto qëndrime janë provokim i rëndë për komunitetin çam, mbështetësit kryesorë të partisë sonë. Qëndrimet e zotit Dule janë një provokim që nuk e kemi nxitur ne, pasi ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë në mbështetje të të drejtave të minoritetit”, - është shprehur Idrizi.

22 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›