E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Qeveria, e hapur për dialog, Rama të reflektojë”

Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka përsëritur dhe njëherë dje gjatë një konference për shtyp gatishmërinë e qeverisë për të dialoguar me opozitën. Sipas tij, është mjaft e rëndësishme që opozita të reflektojë dhe të japë kontributin e saj në proceset integruese të vendit. “Gjithmonë për të pasur dialog duhen të paktën dy palë. Qeveria mbetet një palë e palëkundur në vullnetin për të zhvilluar dialogun dhe bashkëpunimin me opozitën, por edhe me shoqërinë civile, me gjithë grupet e interesit, sepse procesi i dialogut është shumë më i gjerë sesa vetëm midis maxhorancës dhe opozitës. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që të ketë një reflektim nga ana e lidershipit të PS-së, pasi kontributi që kjo forcë politike dhe opozita mund të japë për integrimin e vendit nuk është në rrugë sepse është thënë më shumë sesa një herë nga BE; që bojkoti nuk është një normë europiane dhe që nuk e ndihmon integrimin europian”, - është shprehur Meta, ndërsa ka shtuar se brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të liberalizohen vizat për shqiptarët. “Shpreh bindjen se viti 2010 do të jetë viti i lëvizjes së lirë dhe i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, pasi pothuajse të gjitha standardet dhe kërkesat e Udhërrëfyesit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave janë realizuar nga ana e qeverisë dhe institucioneve shqiptare. Prandaj ne do t’i bashkohemi shumë shpejt gëzimit të tri vendeve të rajonit tonë, të para dy ditëve, që do të jetë një tjetër rast i jashtëzakonshëm për qytetarët shqiptarë për të prekur në mënyrë konkrete atë hapësirë dhe perspektivë lirie që nisi në vendin tonë me ndarjen nga regjimi i kaluar. Në këtë kuadër dua të shpreh keqardhjen për spekulimet e opozitës me gjoja dështimin e Shqipërisë në liberalizimin e vizave në krahasim me vendet që sapo e arritën këtë objektiv pak ditë më parë. Dihet që, për arsye tepër konkrete, të cilat kanë të bëjnë edhe me trashëgiminë administrative, me cilësinë e dokumenteve të sigurisë, pra dihet që këto tri vende që më parë e kishin marrë një miratim në parim dhe kuptohet që ishin në një moment më të avancuar se Shqipëria. Unë mendoj që është më e dobishme që opozita, në vend që të derdhë lot krokodili për këtë gjoja mosarritje, të bashkohet me përpjekjet e të gjithëve ne, të gjithë shqiptarëve, në mënyrë që ky proces të ecë me ritme dhe më të shpejta”, - është shprehur Meta.

22 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›