Idrizi: Ikonomus, përfaqësuesi i një shteti pa letër
KORCË- Turi ‘Ji krenar që je shqiptar’ është ndalur në qytetin e Korcës , ku Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka takuar mbështetësit e saj.
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi në këtë takim është përqëndruar në largimin e konsullit grek në Korcë, Theodhoro Ikonomus.
Idrizi e etiketoi konsullin grek si përfaqësues të një shteti pa letër, ndërkohë theksoi se Ikonomus nuk mund të mbajë peng përgjithmonë korcarët.
Kreu i PDIU nënvizoi se do protestojnë që konsulli, i cili u bë i njohur për mbarë opinion publik pas deklaratave të tij nacionaliste, të mos kthehet më në Shqipëri.
Duke iu referuar censusit, kreu i PDIU theksoi se procesi i regjistrimit në qytetin e Korcës është dhunuar, ndërkohë deklaroi se emigrantët u përjashtuan nga ky proces.
“U kërkuan formularë për t’i çuar në konsullatë, ndërkohë censusi u shndërrua në luftë për identitetin. Në census nuk marrin pjesë emigrantët”,- u shpreh kreu I PDIU Shpëtim Idrizi.
(e.m/BalkanWeb)